Një ditë para hapjes së bareve dhe restoranteve në ambiente të mbyllura, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka rikujtuar rregullat strikte për klientët dhe punonjësit për parandalimin e COVID-19.
Me anë të një fotoje në rrjetet sociale, Manastirliu kërkon të zbatohen rregullat me qëllim ruajtjen e shëndetit për vete dhe të tjerët.
“Respektimi i protokolleve strikte të sigurisë, është thelbësor për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, shkruan ministrja.
-Në hyrje higjienizues për duart
-Personeli duhet të mbajë maskë
-Tavolinat në distancë 2 me larg njëra-tjetrës