Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka mbyllur bankën e nivelit të dytë në Vlorë si pasojë e një punonjësi të infektuar me koronavirus.
Raportohet se u është bërë tamponi edhe punonjesve të tjerë të bankës.
Bëhet me dije se banka do të qëndrojë e mbyllur deri në një moment të dytë.
Kujtojmë se ditën e sotme është mbyllur edhe një qendër shëndetësore në Elbasan pasi kanë rezultuar pozitivë 5 punonjësit e stafit shëndetësor.