Në këtë foto që ka siguruar 27.al tregohet kryeministri Edi Rama duke nënshkruar si dëshmimtar në dasmën e të bijës së Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan.
Kryeministri i Shqipërisë ishte një ndër të ftuarit kryesorë në gëzimin familjar të Presidentit të Turqisë.
Të gjithë urojnë që kjo firmë e hedhur në librin e dëshmitarëve mos t’i sjellë ters.
Në vitin 2004 ishte kryeministri Fatos Nano dhe kryeministri Silvio Berlusconi që hidhnin firmën si dëshmitarë në martesën e djalit të Presidentit turk, Erdogan. Vetëm një vit më vonë ata linin pushtetin. Një vit na ndajnë edhe nga zgjedhjet e reja në Shqipëri.