Raporti i DASH për Shqipërinë, Malaj: Qeveria Rama është në një dështim të suksesshëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti i DASH për Shqipërinë, Malaj: Qeveria Rama është në një dështim të suksesshëm

08:51 | 11/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj komentoi në ABC-ja e mëngjesit, raportin e DASH i cili e konsideron Shqipërinë vendin më të korruptuar në rajon.

Sipas raportit të DASH, Shqipëria është cilësuar si një nga vendet e vështira për të bërë biznes. Lidhur me këtë, Malaj theksoi se qeveria nuk ka reaguar për këtë situatë duke e vlerësuar si një qëndrim jonormal, ndërsa shtoi se humbja e kredibilitetit është një nga dobësitë më të mëdha të qeverisë së kryeministrit Rama.

Pjesë nga intervista

Read more

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

“Nuk është normale që pas një raporti të tillë qeveria të mos reagojë. Shqipëria ka nevojë të ketë sa më shumë investime të huaja, që janë para që do të hidhen në ekonomi. Raporti thekson që ka investitorë amerikanë që janë larguar. Po ashtu qeveria amerikane ka një model të veçantë në luftën kundër korrupsionit që i penalizon kompanitë amerikanë, të bëjnë korrupsion edhe jashtë territorit të saj.

Konkluzioni që në çdo rast përballen me një presion korruptim, po ashtu një tjetër faktor është se partneritetet publike private kanë eliminuar konkurrencën. Është konkluduar se në vendet me institucione të dobëta, siç jemi klasifikuar edhe ne, këshilla e mirë për të dalë nga kriza e pandemisë për të investuar në infrastrukturë, në vende me qeverisje të dobët është risku që  30-50% i investimeve nëpërmjet PPP-ve të jetë keqpërdorimi i taksave.  Nëse PPP-të në Shqipëri do të arrijnë 2.5 miliard, këtë nuk e dimë akoma, sepse nuk ka transparencë dhe humbja e kredibilitetit të shifrave është një nga dobësitë më të mëdha të qeverisë së Ramës.

Nëse 2.5 miliard në nivelin më të ulët që thotë FMN, 30% i bie , 750 milion euro dhe me nivelin më të lartë 50% i bie 1.2 miliard euro keqpërdorim. Sikur vetëm në rrugën Milot-Fier që qeveria thotë është 1.2 miliard dhe që BE apo Banka Botërorë thotë se është një kosto jo realiste, vetëm në 1.2 miliard të keqpërdoren 30% i bie 360 milion euro dhe nëse keqpërdoren 50 % i thonë 600 milion euro. Pra konkurrenca ka rënë dhe në këtë mënyrë bie edhe cilësia. Pra mbetet shqetësues qëndrimi i kryeministrit dhe ndërsa shprehet se ndjehet i lodhur nga donatorët. Kryeministri është lodhur sepse donatorët në momentin që duan të japin para, bëhen pjesë e procesit përzgjedhës. Është e pashpjegueshme që Shqipëria nuk ka përfituar asnjë mundësi nga projektet që vijnë nga Konferenca e Berlinit.

Ekonomia nuk rritet me shpenzimet që bëjmë, por kërkon më shumë investim. Kërkon që individët të mos jenë gjithmonë të pasigurte. Unë mendoj se qeveria Rama është në një dështim të suksesshëm dhe me disa politika të paarsyeshme”, tha Malaj./abcnews

 

Etiketa: “ABC-ja e mëngjesit”Arben MalajIsh-ministri i Financaveraporti i DASH për ShqipërinëShqiperia

Të Lidhura

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

nga 27
13:59 | 05/06/2026
0

Ngjarja e Zvërnecit dhe protestat që po e pasojnë atë këto ditë në Tiranë, por edhe në metropole të ndryshme...

favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

nga 27
13:43 | 05/06/2026
0

Biznesmeni Pandeli Carapuli është thërritur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Sipermarresi Carapuli është shoqëruar nga avokati...

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

nga 27
13:21 | 05/06/2026
0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli edhe për protestën masive të qytetarëve për Zvërnecin, ku deklaroi mbështetjen ndaj saj....

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

nga 27
13:02 | 05/06/2026
0

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka reaguar në lidhje me detajet e zbardhura së fundi të cilat tregojnë se familjarët...

Para
Bota kujton 11 shtatorin 2001, 19 vjet nga tragjedia që tronditi SHBA-të

Bota kujton 11 shtatorin 2001, 19 vjet nga tragjedia që tronditi SHBA-të

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –

13:59 | 05/06/2026
favorizim i Eurocol në tenderin e Albcontrol –

“Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

13:43 | 05/06/2026
Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –

13:21 | 05/06/2026
Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –

13:02 | 05/06/2026
Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –

12:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –
  • Mbështesim plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë, por nuk do të marrim pjesë –
  • Polici Enea Mekolli është dy herë hero, vrasësi i tij financohej me fonde shtetërore –
  • Pas protestave të Zvërnecit qëndrojnë iranianët! –
  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar? –
  • “Fshehu” vilën luksoze të Belinda Ballukut në Dhërmi, biznesmeni Pandeli Carapuli thirret në SPAK –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com