Hoti: Hapi i parë drejt marrëveshjes përfundimtare me Serbinë (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Hoti: Hapi i parë drejt marrëveshjes përfundimtare me Serbinë (Film)

09:29 | 05/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i tha Zërit të Amerikës pak pas nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë se ky ishte hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike dhe drejt marrëveshjes finale

Zëri i Amerikës: Kryeministër Hoti na flisni pak për marrëveshjen që u nënshkrua dhe gjithashtu a janë cekur tema tjera sidomos politike në këtë takim.

Avdullah Hoti: Mendoj që është një ditë e madhe, shumë e rëndësishme për Kosovën dhe regjionin. Marrëveshja ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve ekonomike në mes dy vendeve dhe me mbështetje të projekteve të mëdha infrastrukturore që i lidhin më mirë ekonomitë e dy vendeve, që krijon qasje më të mirë në rajon dhe Evropë, që krijojnë qindra mijëra vende të reja të punës në të dy vendet dhe përtej dy vendeve në mbarë regjionin. Unë dëshiroj që të falënderoj administratën amerikane për mbështetjen e fuqishme, një lajm shumë i mirë për Kosovën që është pjesë e marrëveshjes. Unë tash sapo kreva diskutimet e nevojshme dhe presim që të marrim shpejt njohjen nga Izraeli edhe të vendosim marrëdhënie të shpejta diplomatike edhe bashkëpunimin ekonomik në mes të dy vendeve. Unë besoj që kjo është një arritje shumë e madhe me ndihmën e SHBA-së. Në këtë shtëpi tepër të rëndësishme dhe të shenjtë për Kosovën dhe shqiptarët janë arritur gjithmonë marrëveshje të mira edhe kësaj radhe marrëveshja i hap rrugë normalizimit të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë deri te njohja reciproke, pra kjo është qasja që kemi ndjekur dhe na është kërkuar nga presidenti Trump dhe ekipi i tij i shkëlqyeshëm që e kanë shtyrë këtë marrëveshje.

Read more

Pres të më vizitojë Edi Rama –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Zëri i Amerikës: Kur thoni që i hap rrugë, atëherë çfarë është ndryshe në anën politike sot që nuk ishte dje dhe çfarë u bë lidhur me temat e diskutuara dje për njohjen e ndërsjellë?

Avdullah Hoti: Sot është hapi i parë drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike dhe drejt marrëveshje finale. Kjo e sotmja nuk është marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë. Është një marrëveshje për bashkëpunim ekonomik për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes të vendeve, por unë e shoh dhe gjithë ne bashkë e shohim si një hap të madh duke përafruar marrëveshjen finale që është njohja reciproke. Unë e thash edhe publikisht këtë çështje, për neve nënkupton një arritje të madhe drejt finalizimit të marrëveshjes me Serbinë.

Zëri i Amerikës: Çfarë ndodhi me atë pikën që bënte fjalë për njohjen e ndërsjelltë, u la për një kohë të mëpasme, si do të vazhdojnë bisedimet?

Avdullah Hoti: Bisedimet sigurisht do të vazhdojnë dhe të hënën do të jem në Bruksel pra në takim me presidentit Vuçiç për të diskutuar për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për njohje reciproke. /VOA

Etiketa: Avdullah Hotikryeministri i kosovesZeri i Amerikes

Të Lidhura

Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

nga 27
22:27 | 20/12/2025
0

Ilir Vrenozi do të jetë banori më i ri i Big Brother VIP Albania 5. Ai njihet dhe si opozitari...

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

nga 27
22:21 | 20/12/2025
0

Tottenham pësoi humbjen e pestë në tetë ndeshjet e fundit në shtëpi në Premier Ligë, teksa kartoni i kuq i...

Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

nga 27
22:13 | 20/12/2025
0

Përballje interesante ishte kjo e sotmja mes Burnley dhe Bournemouth, e cila u mbyll me barazim, me rezultatin 1-1, dhe...

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

nga 27
22:05 | 20/12/2025
0

Nga Kim Mehmeti ‘Shqipritë’ tona shenjë njohëse kanë popullin e varfër dhe politikanët e pasur. Pra ‘Shqipëritë’ tona janë vende ku...

Para
Fluks lëvizjesh nga Kosova drejt Shqipërisë

Qytetarët e Kosovës dynden drejt bregdetit, radhë të gjata në Morinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pres të më vizitojë Edi Rama –

Pres të më vizitojë Edi Rama –

22:27 | 20/12/2025
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

22:21 | 20/12/2025
Meritat i takojnë Armando Brojës –

Meritat i takojnë Armando Brojës –

22:13 | 20/12/2025
Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

22:05 | 20/12/2025
U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –

21:51 | 20/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –
  • Meritat i takojnë Armando Brojës –
  • Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –
  • U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë –
  • Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pres të më vizitojë Edi Rama –
  • Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com