Covid-19, vetëvrasjet tronditëse në spital, psikologia sqaron çfarë ndodh me pacientët (Film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Covid-19, vetëvrasjet tronditëse në spital, psikologia sqaron çfarë ndodh me pacientët (Film)

10:11 | 08/09/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nisur nga vetëvrasjet në spitalin Shefqet Ndroqi të dy pacientëve të infektuar nga Covid-19, dhe për të shpjeguar se çfarë ndodh me këta pacientë, ishte e ftuar për një bisedë në emisionin ABC-ja e mëngjesit, psikologia Arjana Muça.

Sipas psikologes Muça, pacientët me Covid-19 janë lehtësisht të ekspozuar nga stresi dhe depresioni për shkak të vetë sëmundjes së panjohur dhe frikës që këta pacientë ndjejnë.

Ajo sqaroi se periudha e izolimit dhe masat e marra nga autoritetet kane ndikuar negativisht në sistemin nervor në përgjithësi tek e gjithë popullata.

Read more

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Sipas saj institucionet duhet të kishin bërë më shumë në lidhje me informacionin që duhej dhënë në lidhje me sëmundjen.

“Një nga faktorët në atë që mendohet se kryen vetëflijim është stresi. Stresi e çon individin në sjellje të paimagjinueshme në shumë situata. Mënyra se si përballesh me sëmundjen, dhe pasiguria për jetën bën që reagimi është detyrimisht i ndryshëm, tek individë të ndryshëm. Individë të ndryshëm e përjetojnë në mënyra të ndryshme stresin. Duke ditur rrezikshmërinë që Covid-19 ka, institucionet shëndetësore do të duhej të kishin bërë një punë të madhe në lidhje me informimin  publikut, pra nëse nuk është psikiatri apo psikologu në këto pavione, puna e tyre duhej të ishte informimi i publikut.  Çdo të thotë kjo? Të informosh mbi çfarë paraqet sëmundja në vetvete, duke filluar nga medikamentet që përdoren, çfarë efekti kanë ato, dëmet apo efektet anësore që mund të japin, sepse tek individë të ndryshëm japin efekte të ndryshme. Fakti që dikush sëmuret me një sëmundje të panjohur është ngarkesë emocionale, dhe një pozitë të vështirë për mënyrën se si do të duhet të përballohet. Nuk janë vetëm mjekët, dhe nuk duhet të vendosim gishtin vetëm tek ata, sepse janë shumë elementë që bashkohen dhe japin efektet e tyre tek një individ”, sqaroi Muça.

E pyetur nga gazetari Enkel Demi se kur ndodhi tërmeti ishte një ushtri psikologësh vullnetarë, që shkuan asistuan të gjithë të dëmtuarit, dhe nëse duhet të ndodhte e njëjta gjë edhe në këtë rast, psikologia tha: “Në rastin konkret jemi duke përballur me diçka të panjohur, çfarë është kryesore për këtë është informacioni i publikut. Secili prej nesh e merr informacionin në rrjetet sociale, në emisione televizive, nga mjekët që flasin, dhe ne nuk jemi të gjithë në një nivel arsimimi, për të kuptuar këtë lloj informacioni. Shumica prej nesh e merr informacionin përmes thashethemeve dhe frika bëhet më e madhe. Është çështje interpretimi, kur flasim për një stres afatgjatë ne të gjithë mund të prekemi nga depresioni. Një stres afatgjatë mund të jetë psh, nxjerrja e autoblindave në rrugë, presioni dhe trysnia e mbajtjes në izolim e popullsisë, e gjitha çfarë ndodhi gjatë lock dawn, të gjitha këto janë gjëra që e shoqërojnë me frikë individin. Ndoshta institucionet duhet të kishin bërë thirrje që të vendosnin një psikiatër apo psikolog në këto pavijone dhe jo thjesht një numër telefoni.  Një numër telefoni është i pamjaftueshëm, një i sëmurë i cili është në faza të ndryshme të sëmundjes nuk e ka mundësinë që të flasi gjithë kohën në telefon, prandaj theksoj se informacioni është i domosdoshëm”.

Por çfarë ndodh me medikamentet që pacientet me Covid marrin?

Enkel Demi: Në lidhje me preparatet që përdoren tek pacientët me Covid, si psh hidroksilklorokina sipas një epidemiologu shkakton një tendencë të vetëvrasjes. Epidemiologu ka thënë se në Amerikë pacientët që marrin këtë preparat trajtohen dhe një person nga stafi që kujdeset për ta, raporton për çdo ndryshim psikologjik që mund të ketë pacienti. Ai thotë se nëse përdoret ky preparat i cili aplikohet edhe në Shqipëri duhet një person që të raportojë dhe të kujdeset për të sëmurin bashkë me psikologun. Si mendoni?

Arjana Muça: A kemi ne kaq burime njerëzore sa për të bërë gjithë këtë procedurë? Dhe a janë psikologët tanë të trajnuar për një situatë pandemie? Pjesa më e madhe e tyre kanë lexuar për pandeminë, dinë çfarë ndodh, por në rastin konkret burimet njerëzore që ekzistojnë në institucionet tona të shëndetit nuk janë aq të larta sa në Amerikë. Shtetet e huaja i marrin këto masa që në fillim. Shërbimi jonë shëndetësor megjithëse ka pësuar disa ndryshime të lehta, lë shumë për të dëshiruar. Të jeni të bindur që në spitalet tona janë të afërmit që shërbejnë dhe i mbështesin të sëmurët. Ne nuk kemi staf mjekësor që të kujdeset dhe të trajtojë të sëmurin. Prandaj duhet të kemi burime njerëzore të trajnuara për këtë gjë. Ne kemi shumë pak informacion nga spitalet Covid, se si paraqitet gjendja shëndetësore e të sëmurëve, të gjithë këto ndikojnë në sistemin nervor dhe reklamohen në sjelljen e individit. Një person i demoralizuar dhe jo mirë psikologjikisht, mundet më kollaj nga sëmundja.

 

Etiketa: “ABC-ja e mëngjesit”Enkel Demipacientët me COVID-19psikologia Arjana Muça

Të Lidhura

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

nga 27
09:22 | 05/06/2026
0

Banoret e një pallati në zonën e Currilas, Durrës, janë zgjuar në panik mëngjesin e sotëm pas rrëshqitjes së dheut...

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

nga 27
09:06 | 05/06/2026
0

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

nga 27
08:46 | 05/06/2026
0

Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit të rëndë material dhe social në Europë, sipas të dhënave...

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

nga 27
08:34 | 05/06/2026
0

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, në vendin e...

Para
Policia sekuestron drogë, armë e municione në Milot, arrestohet një person

Fidanë kanabisi të mbjellë dhe kallashnikovë, arrestohen dy persona në Vlorë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –

09:22 | 05/06/2026
Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

09:06 | 05/06/2026
Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve

08:46 | 05/06/2026
Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –

08:34 | 05/06/2026
Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –

08:28 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –
  • Të parët në Europë! 35% e shqiptarëve nuk përballojnë qiratë, faturat dhe blerjen e veshjeve
  • Aksident tragjik në aksin Kardhiq-Delvinë, një viktimë dhe tre të plagosur –
  • Për 100 metra mbikalim, mijëra prindër dhe fëmije duhet të bëjnë kilometra rrugë në Tiranë –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Banorët zgjohen në panik, rrëshqitjet e dheut dhe gurëve rrezikojnë pallatin në zonën e Currilave –
  • Këmbimi valutor 5 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com