Nga Milaim Zeka
Shukri Xhelili, arusha e maleve të Dibrës, kur u shënderru në mijëra në kurthen e sexit. Dhe priti pastaj moralistat tonë gazetarë, duke u marrë me hallatet e Shukri Xhelilit. Lexova me shumë kujdes një reagim të kolegut – Kel Demi. Unë po vazhdoj vetëm sa për plotësim:
- Çka thoni ju, kur një zyrtar në Piramidën e shtetit të Kosovës, mbasi e ka lënë shtatëzane një aktiviste të partisë, e detyron të abortojë?!
- Çka thoni ju, kur të dali që një ish-kryeministër ia ka lyp çdo gazetareje para e pas intervistave?
- Çka thoni ju, kur një ish-kryeministër i blen makinë dhe banesë, njerës që shet pordhë nëpër botën shqiptare, si alamet Vipi?!
- Çka thoni ju, kur një ish-ministër njerës dashnore i blen banesë, tjetrës këngëtare i jep 600 mijë euro, për zhvillimin e biznesit?!
- Çka thoni ju që deputetë e ministra, e ish-kryeministra, në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, u kanë ble makina e banesa dashnoreve të tyre, sikur të ju blenin një varg me rruza.
- Çka thoni ju, kur edhe festivalet e famshme tonat, i udhëheqin disa shkokërdhejka, vetëm pse kanë vallëzu rreth hurit të kalbur të ndonjë bosi të mediave?!
Kjo është vetëm 1 përqindeshi i paketës sexuale të Ballkanit!!! Prandaj: mbyllne! Heshtni të paktën…