Deputeti i Dibrës, Ulsi Manja: I kërkoj ndjesë publike popullit të Dibrës, përgjegjësia e tij personale
Ambasadori i SHBA-së Donald Lu e quan skandaloze dhe të rëndë videoskandalin e publikuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozuarit” në Ora News. “Ngjarja e kryebashkiakut Shukri Xhelili e rëndë dhe skandaloze. Kryebashkiakët duhet të jenë më të përgjegjshëm”, tha ambasadori amerikan Donald Lu.
Ndërsa deputeti i PS-së në qarkun e Dibrës, Ulsi Manja ka kërkuar ndjesë publike për të gjithë qytetarët e Dibrës në lidhje me videoskandalin e publikuar në Ora News, se ish-kryetari i bashkisë së Dibrës kërkoi favore seksuale në këmbim të një vendi pune.