Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në Pogradec.
Bëhet me dije se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrin. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur një person.
Personi në fjalë është nisur me urgjencë drejt spitalit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.