100 plumbat e Rilindjes – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

100 plumbat e Rilindjes

07:32 | 10/08/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Erges Eskiu

Kur të njëjtët kriminelë godasin me kaq lehtësi dhe arrogancë dhe të njëjtën familje në harkun e shtatë ditëve duke shkarkuar mbi 100 plumba, vetëm tre mundësi më vijnë në mendje dhe normalisht s’mund të ketë të tjera.

E para, policia e qytetit atje është e paaftë për të parandaluar aktivitetin kriminal dhe për rrjedhojë duhen ndryshuar gjithë struktura drejtuese e degës Pogradec?

Read more

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

E dyta, policia është e pafuqishme përballë elementeve kriminal në qytet, pasi ata kanë mbrojtje politike?

E treta, është vetë struktura drejtuese e policisë, e cila është shkrepësja e vërtetë i 100 plumbave mbi hotelin e mirënjohur në Tushemisht?!

Në mendimin tim është lidhja e ngushtë e pushtetit me krimin, që ngjarjet kriminale janë kthyer një përditshmëri në vendin tonë dhe kuptohet me fuqizimin e krimit, shkatërrohet ekonomia dhe alternativa e të rinjve mbetet vetëm përfitimi i menjërshëm i të ardhurave, të cilat vijnë nëpërmjet krimit dhe kështu hyjmë në një rreth të tmerrshëm vicioz, prej të cilit dilet dhe do të dilet vetëm më një vullnet të fortë politik si ai i qeverisë Berisha 2005-2009.

Më kujtohet diku nga viti 2014, kur sapo kishin rifilluar atentatet mafioze dhe kryeministri, atëherë i ligjshëm i vendit, deklaronte paturpësisht dhë në papërgjegjshmëri të plotë se “kriminelët po eleminojnë njëri-tjetrin nga frika se shumë shpejt ne do t’i arrestojmë ata dhe prandaj ata po nxitojnë të vrasin njëri-tjetrin”. Në një prononcim të dytë kriminal deklaroi: “Hënkshin kokat e njëri-tjetrit!”. Pra, i dashur popull, punë e madhe se po vdesin, ju mos kini merak, tani që erdhëm ne në pushtet krimi do të marrë fund, sepse ata ose do vrasin njëri-tjetrin ose do i burgosim ne. Kishte njerëz të paedukuar, por kishte edhe infantilë me diploma që i besuan atë kohë, a thua se kriminelët ishin të gjithë në një ishull të izoluar dhe pasi të mbaronin luftën me njëri-tjetrin do mbetej vetëm një fitimtar, i cili më pas nga mërzia se do ishte i vetëm ose do vriste veten, ose do të dorëzohej vetë dhe kështu do jetonim të gjithë të lumtur si në parajsë.

Por, jo krimi dhe kriminelët janë pjesë e shoqerisë, kanë familje, kanë rrjet të gjerë, kanë trashëgimtarë dhe për rrjedhojë ose luftohet prej policisë së shtetit, ndëshkohen prej institucioneve të drejtësisë dhe njëkohësisht edukohen brezat me ndjenjën e punës dhe respektin ndaj ligjit, ose këtë vend e merr lumi dhe sot kemi mbërritur në pikën, ku edhe kur shkojmë të pushojmë kemi frikë se mos na kap ndonji “plumb qorr” ose na del ndonjë kontigjent psikiatrik me thikë në dorë e na hipën në kofanon e makinës në përpjekje për të na vrarë.

Ata 100 plumbat e shkrepur nga dy kriminelë të Pogradecit që terrorizojnë qytetin, pushuesit dhe godasin turizmin dhe ekonominë e vendit, nuk janë as më shumë e as më pak se vetë drejtuesit e policisë Pogradec të cilët prej 7-vitësh lejojnë të qarkullojnë lirshëm kontigjent kriminal dhe të armatosur rëndë, fytyra e Sandër Lleshajt që ka shpërfytyruar policinë e shtetit dhe e kryeministrit të paligjshëm që mban pushtetin me votat e vjedhura prej botës së krimit dhe ka shkatërruar gjithë shtetin shqiptar duke e kthyer në një narkoshtet.

Por, pse e them se janë plumbat e Rilindjes?

Më kujtohet disa vite më parë ndodhi një atentat me bombë dhe një drejtor i tregonte vartësve të vet, në një qytet tjetër, dhe po e citoj: “Pse nuk e dinim ne kush do e hidhte bombën atje?! E dinim shumë mirë, ku e porositën, kur e morrën, nga cila doganë e futën dhe kur do hidhnin edhe prapë e lamë. Nuk ndodh asgjë pa dijeninë e policisë së shtetit”. Dhe ka patur të drejtë, ndryshe çdo kriminel a person i papërgjegjshëm do të shkonte të bënte atentat deri edhe kryeministrit të vendit, pa asnjë motiv përligjës, me mendimin se do ishte aq i shpejtë e i aftë t’i shpëtonte policisë së shtetit, siç ndodhë nëpër filmat aksion, që shumë infantilë i shohin e besojnë si të mundshme.

Ngjarje për motive banale mund të ndodhin, por atentate mafioze janë me mbrotjen e pushtetit ose pushteti është urdhërues i tyre, ndryshe kriminelët e rrugës si ai i ‘97, që vetëshpallej Mbreti Jugut do ishin në krye të institucioneve shtetëore dhe do drejtonin vendin edhe pse realisht kryeministri i vendit nuk dallon shumë prej tij.

100 plumbat e rilindjes janë treguesi i fundit se vendi ka nevojë për rrotacion politik, për të zhvilluar ekonominë, për të luftuar krimin dhe për të sjellë sigurinë në vend.

Etiketa: 100 plumbat e Rilindjesbota e krimitErges EskiukriminelëtRilindjerrotacionvotat e vjedhura

Të Lidhura

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

nga 27
12:12 | 05/06/2026
0

Të kapluar nga dhimbja, familjarët e policit Enea Mekolli, që u vra dje në krye të detyrës, vajtojnë sot humbjen...

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

nga 27
12:09 | 05/06/2026
0

FIFA vazhdon të sjellë risi për Kupën e Botës 2026 dhe një prej ndryshimeve më të mëdha do të prekë...

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

nga 27
12:04 | 05/06/2026
0

Deputetja e PD, Elda Hoti në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, ka bërë publike të dhëna mbi...

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

nga 27
11:50 | 05/06/2026
0

Donald Trump do të ndihej “i nderuar” të takohej me Udhëheqësin Suprem të Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei. Presidenti amerikan tha...

Para
Këta rrahin dhe fëmijët/ Policia dhunë ndaj nxënësve të shkollës së mbyllur në Elbasan (film)

Çfarë nuk duhet të ndodhë në Shtator 2020?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –

12:12 | 05/06/2026
Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

12:09 | 05/06/2026
365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –

12:04 | 05/06/2026
Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –

11:50 | 05/06/2026
Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –

11:42 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –
  • 365 milionë euro për 17 kilometra rrugë –
  • Nëse arrijmë një marrëveshje, do të takohem me Udhëheqësin Suprem të Iranit! –
  • Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës, GJKKO rrëzon Metën dhe kamerat nxirren jashtë sallës së gjyqit –
  • UEFA surprizon arbitrin shqiptar, i beson finale e madhe mes dy kombëtareve të njohura –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E keni lënë vendin në duart e kriminelëve –
  • Ekzekutimi i himneve kombëtare si asnjëherë më parë, FIFA bën ndryshimin e bujshëm për Botërorin 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com