Doktoreshë Najada Çomo ka publikuar foton e profesor Tritan Kalos dhe infermier Bedriut, sipas saj dy mjekë të palodhur në punën e tyre, çdo ditë në krye të detyrës e me përkushtim maksimal ndaj pacientëve.
Doktoreshë Najada në një shënim të shkurtër që ka bërë në rrjete sociale, thotë se të gjithë mjekët janë aty për një qëllim, të shërojnë e të shpëtojnë sa më shumë qytetarë që preken me këtë sëmundje agresive, si ç’është Covid-19.
“Ju mbrohuni”, është apeli i saj për qytetarët.
Shënimi i Najada Çomos:
Profesor Tritan Kalo, i palodhur, çdo dite ne krye te detyres, dhe dijeplote,
bashke me Bedriun, infermierin qe ka perkushtim maksimal, ndaj pacienteve,
Te gjithe Ne, jemi per nje qellim,
Sa me shume te sheruar nga Covid -19
Ju mbrohuni