Zbardhet propozimi i opozitës, sjell në tryezë amendamentin për hapjen 100% të listave – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zbardhet propozimi i opozitës, sjell në tryezë amendamentin për hapjen 100% të listave

18:58 | 29/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Opozita e bashkuar ka zbardhur amendamentin për hapjen 100 % të listave të kandidatëve, që do të propozojë në mbledhjen e Këshillit Politik që do të zhvillohet këtë pasdite.

Në reagimin e saj opozita thekson se çdo ndryshim tjetër i njëanshëm është i papranueshëm, prish marrëveshjet e 5 Qershorit dhe 14 Janarit.

Ndër të tjera në reagimin e saj opozita thekson se në mbledhjen e Këshillit Politik se ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cënojnë rëndë barazinë e palëve në një proces zgjedhor.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Qëndrimi i plotë i Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik:

1. Në përmbushje të qëllimit për kalimin në një mekanizëm me lista 100 % të hapura, rezulton se NUK ka asnjë nevojë për ndryshime në nenin 64 të Kushtetutës, ku aktualisht parashikohet vetëm a) lloji i sistemit zgjedhor (“sistemi proporcional në nivel qarku”), b) ndarjen e zonave zgjedhore në nivel qarku dhe c) delegimin që rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor të përcaktohen në ligj. Neni 64 nuk ka asnjë pengesë për të kaluar në mekanizimin e listave 100 % të hapura dhe për pasojë nuk duhet të ndryshohet.

2. Në përmbushje të qëllimit për kalimin në një mekanizëm me lista 100 % të hapura, rezulton se neni 68 i Kushtetutës, aktualisht parashikon a) subjektet zgjedhore (që janë partitë politike, koalicionet zgjedhore të partive politike, si dhe kandidatët e propozuar nga zgjedhësit), b) rregullin që një kandidat mund të propozohet vetëm nga një subjekt zgjedhor, si dhe c) delegimin që në ligjin e zgjedhjeve të parashikohen rregullat për regjistrimin e kandidatëve dhe organizimin/zhvillimin e zgjedhjeve. Në këtë nen, parashikohet edhe një rregull në pikën 1 të tij, sipas të cilit “Renditja e kandidatëve për deputetë në listat shumemërore nuk mund të ndryshohet pas paraqitjes së listës në komisionin zgjedhor përkatës”. Kjo fjali në Kushtetutë është e vetmja pengesë për të kaluar në një mekanizëm me lista 100 % të hapura. Heqja e kësaj fjalie është e mjaftueshme që në ligjin e zgjedhjeve të parashikohet aplikimi i mekanizimit me lista 100 % të hapura, sepse sipas pikës 3 të nenit 64 të Kushtetutës është ligji i zgjedhjeve që parashikon kriteret dhe rregullat për zbatimin e sistemit zgjedhor proporcional.

3. Për të krijuar bazën kushtetutese për kalimin në një mekanizëm me lista 100 % të hapura, është e nevojshme dhe e mjaftueshme që të bëhet vetëm Amendamenti Kushtetutes si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutës, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohet.” Në këtë mënyrë, kushtetutëbërësi krijon mundësinë kushtetutese që në Kodin Zgjedhor të ndryshohet mënyra e hartimit të listave, duke parashikuar votën parapëlqyese për kandidatët në listat e secilës parti. Ky ndryshim krijon mundësinë e garës midis kandidatëve në listën e vetë partisë politike.

4. Ndryshimet e tjera të propozuara nga Partia Socialiste cënojnë garën elektorale mes partive politike, 6 muaj përpara datës për regjistrimin në zgjedhje, e për pasojë janë jo vetëm të papranueshme, por cënojnë rëndë barazinë e palëve në një proces zgjedhor. Ato janë hartuar dhe imponuar në mënyrë të njënashme të imponuara nga njëra palë, për ti shërbyer interesave të ngushta politike, në situatën politike të momentit, 6 muaj para regjistrimit në zgjedhjet e ardhshme.

5. I vetmi ndryshim kushtetutes i nevojshëm dhe i mjaftueshëm që krijon mekanizmin për lista 100 % të hapura është Amendamenti Kushtetues si vijon: “Në nenin 68 të Kushtetutës, fjalia e tretë, e pikës 1, shfuqizohet.” I cili duhet të reflektohet, nëpërmjet një procesi gjithëpërfshirës dhe transparent për qytetarët, nga të gjitha partitë politike dhe aktorët zgjedhorë, në Kodin Zgjedhor. Këto ndryshime duhet më pas të dërgohen për miratim në Parlament si një paketë e vetme.

6. Përvec këtij ndryshimi të paraqitur më sipër, asnjë ndryshim tjetër në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor në lidhje me: a) formulën ekzistuese të koalicioneve parazgjedhore, b) ndarjen aktuale të zonave zgjedhore në nivel qarku, c) formulat ekzistuese për ndarjen e mandateve ndërmjet koalicioneve dhe brenda koalicioneve, d) pragun elektoral ekzistues, si dhe cështje të tjera që lidhen me zgjedhjet, nuk mund të ndryshohen pa arritur dakordësinë mes të gjitha palëve në Këshillin Politik.

  • foto galeri
  • foto galeri
Etiketa: amendamenti për hapjen 100% të listavekeshilli politikmarrëveshja e 5 qershoritopozita e bashkuarPartia Socialiste

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Epidemiologu: Kufiri i vendosur nga BE për Shqipërinë nuk ishte i duhuri

Epidemiologu: Jo çdo maskë të mbron, mbani distancën se ajo është siguri 100%!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com