“Rritjet e rasteve me COVID-19”, Brataj: Mosrespektimi më i madh tek të rinjtë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Rritjet e rasteve me COVID-19”, Brataj: Mosrespektimi më i madh tek të rinjtë

09:48 | 28/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Drejtori i Qendrës Kombëtare të Urgjencës, Skënder Brataj në “ABC-ja e mëngjesit” foli për situatën e koronavirusit. Brataj u shpreh se situata nuk është e mirë ndërsa shtoi se pa ndihmën e qytetarëve nuk mund ta përballojnë dot të vetëm situatën.

Po ashtu ai shtoi se ndërgjegjësimi është shumë i rëndësishëm në këtë fazë të virusit.

“Duhet që në ta përballojmë në institucionin shëndetësor, por kjo mund të bëhet me mbështetjen e qytetarëve. Njerëzit duhet të fillojnë të ndryshojnë mënyrën e jetesës. Ajo që është treguar gjithmonë është se karantina ka lindur sepse nuk kishte mënyrë tjetër dhe kjo do të thotë distancim. Më shumë mendoj po e shpërndajmë nëpërmjet përqafimeve, puthjeve apo takimit të njerëzve. Tani po e shpërndajnë më shumë ato grupmosha që janë të papërgjegjshëm, kuptohet se janë edhe më të vrullshëm nga mënyra e jetesës së tyre. Mosrespektimi më i madh është tek grupmosha e të rinjve dhe në spitale po vijnë prindërit e tyre. Çfarëdo masash të mira të marrësh, nëse nuk respektohen nga të gjithë nuk pritet të ketë rezultate. Ilaçi numër një është ndërgjegjësimi. Ky ka qenë një proces dinamik që në zanafillën e vet. Tani thuajse ka ndryshuar disi mënyra e shfaqjes, por jo se nuk është virusi agresiv. Tani po jep komplikanca shumë herë. Ke temperaturë dhe pas 10-12 ditësh shikon që mushkëritë i ke të prekura nga të dyja anët. Duhet edhe shumë kujdes nga ana jonë. Shërueshmëria vazhdon të jetë e lartë, por edhe përqindja e të infektuarve që nuk shfaqin simptoma vijon të jetë  e lartë”, shpjegoi Brataj.

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Pjesë nga biseda në studio:

Si shpjegohet ky lloj shpërthimi në këtë periudhë me këtë përqindje të lartë. Me numrin e testeve që bëjmë ne dhe me numrin e infektimeve që kapim me atë numër të kufizuar testesh duket se mund të jemi gati te gjysma e popullsisë të prekur.

Brataj: Të gjitha kanë influencën e tyre. Viruset i kanë pasur karakteristikat e temperaturës së lartë. Vërtet vaksinimi, temperatura janë faktor dobësues të viruseve. Ky virus po na tregon dinamik dhe disa atipik që ndoshta nuk i njohim akoma. Me fillimin e hapjes së masave kisha bërë një grafik se që nga 4-maji deri tani se si i është përgjigjur 2-3 javë pas hapjes me një pikë të numrit të të infektuarve.  Kjo tregon se shtimi i kontakteve është në përpjesëtim të drejtë me rritjen numrit të infektuarve. Sa më shumë rritet numri, rritet numri i pacientëve. Rritet numri i pacientëve, rritet numri i pacientëve në terapi intensive dhe kjo sjell rritje të numrit të viktimave.

Po ashtu Brataj tha se ky virus dëmton mushkëritë, por nuk dëmtohet alveola, pra indi pulmonar.

“Ka të sëmurë me covid që nuk kanë sëmundje tjetër dhe kanë pasur fatalitet. Është agresivë tek të gjithë. Komplikanca më e madhe është dëmtimi i mushkërive. Dëmtimi i mushkërive në atë periudhë agresiviteti çon në insuficiencë respiratorë. Po të kalosh atë periudhë siç i ka ndodh shumë të tjerëve dhe siç më ndodhi personalisht, shihet se u rikuperohet mushkëria. Në skanerin e dytë pashë mushkërinë time që e kisha 99% të rikuperuar. Ky virus dëmton mushkëritë, por nuk dëmton indin pulmonar. Më shumë dëmton enët e gjakut, ku bëhet shkëmbimi i gazrave dhe atë periudhë të shkurtër ku ka një dëmtim maksimal duhet që ai dëmtim i mushkërisë të bllokohet, pasi është në rrezik jeta e njeriut për arsye të mosfunksionimit të indeve. Ndaj duhet të monitorohet më saktë nga mjeku i familjes, nga ne, por edhe nga vetë pacienti”, tha Brataj.

/abcnews.al/

Etiketa: “ABC-ja e mëngjesit”COVID-19Drejtori i Qendrës Kombëtare të UrgjencësRritjet e rasteveSkënder Brataj

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Veliaj: Kurseni ujin e pijshëm, ndëshkime për ata që e shpërdorojnë

Erion Veliaj e pranon vetë: Jam infektuar me COVID-19

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com