Një aksident masiv ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lezhë-Shkodër.
Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 makina. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 4 persona, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë. Të lënduarit janë dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Sakaq, policia ka mbërritur ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.