Keni mbaruar studimet dhe doni të punoni në Policinë e Shtetit? Ja kriteret dhe dokumentet që duhet të plotësoni – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Keni mbaruar studimet dhe doni të punoni në Policinë e Shtetit? Ja kriteret dhe dokumentet që duhet të plotësoni

19:30 | 21/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Policia e Shtetit ka hapur aplikimet për të gjithë ata studentë që kanë mbaruar ciklin e dytë të studimeve me mesatare mbi 8 dhe duan të punojnë në këto struktura.

Aplikimet bëhen pranë Drejtorisë Vendore të Policisë ku kandidati ka vendbanimin e përhershëm dhe përfundojnë më datë 20 gusht 2020. Dosja fizike e aplikimit duhet të dorëzohet pranë Drejtorive Vendore të Policisë ku aplikanti ka vendbanimin e përhershëm.

Kuotat e pranimit në Policinë e Shtetit janë për të rinj që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkenca juridike, ekonomike dhe kompjuterike.

Kriteret e përgjithshme për pranimin e këtyre kandidatëve në Akademinë e Sigurisë:

– të jenë shtetas shqiptarë;
– të mos jenë të përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të Sigurisë Kombëtare apo të jenë larguar nga shërbimi civil;
– të kenë zotësi të plotë për të vepruar;
– të mos kenë shenja të dukshme (tatuazh) në pjesët që nuk mbulohen nga uniforma verore e Policisë;
– të jenë në gjendje të mirë shëndetësore dhe të aftë fizikisht për të kryer detyrën;
– të mos jenë të dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e ndonjë krimi apo për kryerjen e ndonjë kundërvajtjeje penale me dashje;
– të jenë të pajisur me vërtetim besueshmërie;
– të kenë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;

Ndërsa kriteret e veçanta që duhet të plotësojnë aplikantët për t’u pranuar në këtë cikël janë:

– të kenë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve në shkencat juridike, shkencat ekonomike (degët ekonomi, financë) ose shkencat kompjuterike (degët informatikë, elektronikë):
– të jenë nën moshën 30 vjeç;
– të kenë mesataren e cikleve të studimit mbi “8”;

– të jenë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe jo më pak se 160 cm për femrat;
– të kenë njohuri të gjuhës angleze në nivelin mbi 60 pikë sipas standardit ALCPT.

Aplikantët duhet të paraqesin pranë strukturave të burimeve njerëzore në Drejtoritë Vendore të Policisë, dokumentacionin e mëposhtëm:

– Formularin e aplikimit;
– Diplomën dhe listën e notave të noterizuar të ciklit të parë dhe të dytë të studimit (të dy nivelet e diplomave të jenë të të njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara). Aplikantët që kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë vendit, duhet të paraqesin vërtetimin nga

Ministria e Arsimit Sportit e Rinisë, për njëvlershmërinë e diplomave të marra jashtë vendit;

– Fotokopje të kartës së identitetit;
– Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit të tipit “B”;
– Vërtetim nga gjykata;
– Vërtetim nga prokuroria;
– 2 fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm:

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar, më pas do t’u nënshtrohen fazave të vlerësimit, të cilat janë:

– vlerësimi sipas notës mesatare, e cila përfitohet nga llogaritja e mesatares së dy cikleve në të njëjtën fushë studimi;
– vlerësim me testim i njohurive të gjuhës angleze sipas standardit ALCPT;
– intervistimi i aplikantëve;
– kontrolli shëndetësor;
– marrja e shenjave të gishtave;
– verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Ky është kursi i tretë në kuadër të hapjes së aplikimeve nga Policia e Shtetit për të rekrutuar studentë të diplomuar me rezultate të larta, pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit, me qëllim afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të Policisë Kriminale, parandalimit të pastrimit të parave dhe krimit kompjuterik. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit ftojnë dhe nxitin të gjithë studentët që kanë kryer ciklin e studimeve që përmbushin kriteret, të marrin pjesë në garën për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit.

Kliko këtu për të plotësuar formularin

Etiketa: Drejtoria Vendore e PolicisëkriteretPolicia e Shtetitshqiptarestudente

Të Lidhura

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

nga 27
22:43 | 03/06/2026
0

Elseid Hysaj ishte një nga protagonistët e ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Izraelit, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por...

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

nga 27
22:19 | 03/06/2026
0

Rolando Maran e ka nisur keq aventurën e tij në krye të Kombëtares shqiptare, duke u mposhtur me rezultatin 0-1...

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

nga 27
21:07 | 03/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama foli sot në një intervistë për CNN International, ku u pyet për projektin në Zvërnec. Gjatë fjalës...

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

nga 27
20:39 | 03/06/2026
0

Ndërsa protestuesit ishin mbledhur në shesh kundër resortit në Zvërnec, kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale 2 projekte...

Para
Rama takim me opozitën parlamentare, pritet t’i bindë që të firmosin marrëveshjen e rëndësishme

Rama takim me opozitën parlamentare, pritet t’i bindë që të firmosin marrëveshjen e rëndësishme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –

22:43 | 03/06/2026
Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

22:19 | 03/06/2026
Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…

21:07 | 03/06/2026
Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –

20:39 | 03/06/2026
Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –

19:27 | 03/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –
  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –
  • Rama përplaset me gazetaren e CNN për projektin në Zvërnec: Do më dëgjosh apo jo? Ja çfarë po heton SPAK…
  • Rama “zbulon” 2 projektet e ardhura nga Katari, ja si do të bëhet Zvërneci –
  • Patronazhistët janë mes nesh duke provokuar dhunë –
  • Policia sjell autobotët për të shpërndarë turmën, protestuesit shpërthejnë kordonin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kur pashë gjestin ndaj tifozëve tanë… –
  • Maran debuton me humbje në krye të Kombëtares, Shqipëria mposhtet nga Izraeli –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com