Një foshnjë vetëm 1 vjeç mësohet se ka rezultuar pozitiv me COVID-19, duke shënuar kësisoj moshën më të re të prekur nga koronavirusi në Shqipëri. Rasti është diagnostikuar në Spitalin e Fierit.
Ndërkohë që pozitive është edhe nëna e tij, e cila mësohet se ndodhet në reanimacionin e këtij spitali në gjendje të rëndë.
Gruaja sipas ka mbërritur sot në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Mendohet që nëna dhe fëmija të jenë infektuar nga gjyshja që ka një dyqan afër qendrës së Fierit.
/syri.net/