Në Maqedoninë e Veriut janë përpunuar 99% e rezultateve nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor dhe rezulton se partitë politike shqiptare do të kenë 32 deputetë në Parlament.
Bashkimi Demokratik për Integrim i Ali Ahmetit do të ketë 15 deputetë, pesë më shumë nga sa kishte herën e kaluar. Numrat e kësaj partie mendohet të jenë vendimtare për qeverinë e re.
Koalicioni mes dy partive, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës do të ketë 12 mandate deputetësh.
Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputetë. Ndërsa Partia Demokratike e kryesuar nga Menduh Thaçi mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore.