Komisioni parlamentar i Ligjeve, ditën e sotme nëpërmjet pjesmarrjes virtuale në mbledhejn e sotme të deputetëve të mazhorancës dhe opozitës brenda Kuvendit kanë miratuar ndryshimet në Kushtetutë.
Ndryshimi i Kushtetutës lidhet me listat e hapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Numri dy i Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reaguar për këtë çështje dhe e konsideron Kuvendin e sotëm si Landfill ku shprehet se zgjodhi të vrasë veten.
“Landfilli do te ndryshoje kushtetuten, pra zgjodhi te vrase veten. Ndjese pastë!!”, shkruan Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale.