Këshilla për të moshuarit në kohën e COVID – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Këshilla për të moshuarit në kohën e COVID

09:53 | 06/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Erion Dasho

Që në fillimet e epidemisë së COVID, sugjerimi im ka qenë se popullata nuk duhet trajtuar sipas parimit “një masë u shkon të gjithëve”, por duke veçuar grupet në risk të lartë prej atyre me risk të ulët dhe duke zbatuar masa dhe ndërhyrje inteligjente.

Një familje, e përbërë vetëm nga prindër me moshë të re dhe fëmijë me moshë nën 15 vjeç, ku asnjë nga bashkëshortët nuk vuan prej ndonjë sëmundjeje kronike, e ka riskun të ulët dhe nuk ka nevojë për masa shtesë (mjafton higjiena personale dhe mbajtja e maskës në mjedise publike të mbyllura).

Read more

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Personat me moshë mbi 65 vjeç dhe/ose ata të prekur nga sëmundje kronike kanë një risk shumë herë më të lartë për të zhvilluar forma të rënda të sëmundjes dhe komplikacione dhe kanë nevojë për masa shtesë. Atyre u kam dhënë vazhdimisht këshillat e mëposhtme, të cilat tani po i përmbledh në një status të vetëm:

  1. Mundohuni të jetoni në banesë të veçuar nga pjestarët e tjerë të familjes. Kur nuk është e mundur, qëndroni sa më gjatë në dhomë më vete, flini veç, konsumoni vaktet veç dhe mbajeni shtëpinë dhe dhomën tuaj të ajrosur mirë. Shmangni gjestet e afeksionit si puthje, përqafime me pjestarët e tjerë të familjes.
  2. Shmangni shkëmbimin e vizitave në banesë (pritje apo shkuarje).
  3. Bisedoni me të tjerët vetëm në mjedise të hapura, mundësisht me maskë, ose në distancë të paktën një metër e gjysëm larg nga të tjerët. Mundohuni që biseda të mos zgjatë më shumë se 10 minuta. Sa më pak, aq më mirë.
  4. Shmangni ecjen në rrugë apo parqe në orare piku, duke shfrytëzuar mëngjesin herët. Mundësisht ecni vetëm me bashkëshorin/en, ose në shoqëri që nuk ndryshon shpesh. Një variant do të ishte: shëtitje me të njëjtin fqinj ose grup shoqëror, të paktën për 10 ditë rresht, 3-4 ditë vetëm ose me bashkëshortin/en dhe pastaj, në se dëshirohet, shëtitje me një grupim të ri shoqëror. Sa më pak persona në grup, aq më mirë.
  5. Shmangni transportin publik, sepse parashikoj se shumë persona nuk do t’i zbatojnë masat mbrojtëse.
  6. Vizitoni sa më rrallë njësitë e shërbimit (ushqimore, berber, parukier, etj.) dhe, kur vizita është e domosdoshme, vendosni maskë dhe shkoni gjithmonë në orët e para të mëngjesit (mundësisht të jeni klientët e parë).
  7. Shmangni baret dhe restorantet. Në se shkoni, qëndroni në tryezë të veçuar, vetëm me bashkëshortin/en. Kërkojini kamarierit të dizinfektojë tryezën dhe të mos prekë bishtin e filxhanit, lugën, thikën, pirunin, etj.
  8. Qëndroni në plazhe ku ka frekuentim të paktë dhe mund të respektohen lehtësisht distancat. Edhe këtu vlen qëndrueshmëria në grupimin shoqëror.
  9. Në se jeni të prekur nga sëmundje kronike, kontaktoni mjekun kurues një herë në muaj nëpërmjet telefonit. Shmangni vizitat në spital apo qendër shëndetësore me iniciativën tuaj, duke shkuar vetëm kur mjeku apo personeli i urgjencës mjeksor ua rekomandon këtë. Në se shkoni në qendër shëndetësore mbani gjithmonë maskë dhe kërkoni nga personeli mjeksor të mbajë maskë. Në se shtroheni në spital, zbatoni të njëjtin parim të mbajtjes së maskës dhe kërkoni të trajtoheni në një dhomë individuale të ajrosur mirë.
  10. Shmangni radhët në marrjen e pensionit, aplikimin ose marrjen e dokumenteve zyrtare, etj.
  11. Mbani me vete një maskë të pastër dhe përdoreni sa herë e gjeni veten në një situatë që ju ekspozon ndaj COVID.

Do t’u rekomandoja antarëve të Komitetit të Ekspertëve, Departamentit të Promocionit të Shëndetit apo organizatave jo qeveritare, të bënin një spot publicitar, poster apo fletëpalosje me këto këshilla për t’ua shpërndarë të moshuarve së bashku me pensionin.

Te mbrojmë prindërit tanë!

Etiketa: COVIDepidemiErion DashofamiljeKëshilla për të moshuarit në kohën e COVIDpopullataprindërTë moshuarit

Të Lidhura

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

nga 27
10:17 | 24/02/2026
0

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes së tij lidhur...

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

nga 27
09:59 | 24/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Selvia në Tiranë, ku një automjet është përplasur me një...

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

nga 27
09:47 | 24/02/2026
0

Sot është një ditë ndryshe për Rey Manaj. Lushnjari ka ditëlindjen dhe ditën e sotme feston 29-vjetorin e tij të...

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

nga 27
09:35 | 24/02/2026
0

Mediat greke i kanë kushtuar vëmendje të gjerë një rasti të rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi, lidhur...

Para
Albani nuk ka ujë në shtëpi, Enkel Demi merr Veliajn në telefon

Pasi telefonoi Veliajn live në studio, ironizon Kel Demi: Erdhi uji…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –

10:17 | 24/02/2026
Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

09:59 | 24/02/2026
Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –

09:47 | 24/02/2026
Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –

09:35 | 24/02/2026
Rikthehen emocionet e Champions League, spikasin Inter-Liverpool dhe Atalanta–Chelsea –

Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –

09:29 | 24/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –
  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –
  • Ditë speciale për sulmuesin kuqezi! Pasi po shkëlqen në Turqi, Rei Manaj feston sot edhe ditëlindjen –
  • Ka ndodhur edhe me mua kur isha 7 vjeçe –
  • Emocione të forta priten në Champions League, 8 ekipe kërkojnë kualifikimin në çerekfinale –
  • Një socialist abstenoi për imunitetin e Ballukut, sapo i ra telefoni ndërroi mendje –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Dosja “Gërdeci”/ ish ministri Fatmir Mediu kërkon përjashtimin e gjyqtares, Irena Gjoka –
  • Makina përplaset me motorin në Tiranë! Plagosen dy të rinj, njëri në gjendje të rëndë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com