Kushti i vetëm për reformën, moskapja politike e drejtësisë
Kryetari i opozitës, Lulzim Basha pas takimit me ambasadorët, Romana Vlahutin dhe Donald Lu tha se kushti kryesor për reformën në drejtësi është moskapja politike e drejtësisë. Sipas tij reforma do të bëhet do apo nuk do kryeministri Edi Rama.
Deklarata e kreut te PD Lulzim Basha
“PD është partia e demokracisë dhe e shtetit ligjor dhe si e tillë ka qenë mbështetësja e refomrës në drejtësi. Kushti kryesor është moskapja politike e drejtësisë. Jetojmë në një vend me histori të kapjes së drejtësisë.
Kjo mazhorancë po e rendit Shqipërinë ne vendet e kultivimit të drogës, korrupsionit. Nevoja për reformën në drejtësi nuk ka qenë kurrë më e madhe.
Ata janë sot në hierarkinë e pushtetit. Ne kemi mirëkuptimin e plotë dhe durimin për tejkalimin e kësaj vështirësie. Kemi durimin e resistencës të një kryeministri që i i hidhet në fyt gjykatës pasi ia heq mandatin Kokëdhimës. Të nervozitetit të ministrit të Brendshëm që i ka mbetur vetëm të rrethojë prokurorinë për arrestimin e Shullazit”.