Romana Vllahutin: Reforma në Drejtësi duhet të miratohet brenda muajit qershor
“Nuk tërhiqemi derisa të miratohet reforma në Drejtësi”. Ky ishte qëndrimi i palëkundur i ambasadorit të SHBA-së Donald Lu në mbledhjene grupit parlamenta të PD-së. Burime për 27.al thanë se ambasadori i SHBA-së ka folur prerë për këtë çështje dhe ka kërkuar angazhimin e deputetëve të kësaj partie për të miratuar reformën në drejtësi. Në të njëjtën mënyrë, ambasdadorja e BE-së iu drejtua më heret deputetëve të PD-së. Ajo tha se Reforma në Drejtësi duhet të miratohet Brenda muajit qershor.
Ambasadori i SHBA-së dhe ajo e BE-së po marrin pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat. Në këtë mbledhje mungon ish-kryeministrit Berisha ndërkohë që nuk janë bërë ende të njohura arsyet e kësaj mungese.