Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi teksa ka publikuar një video ka hedhur akuza kundrejt kryeministrit Edi Rama, të cilin e cilëson si kampion në mashtrim.
Më tej Bardhi shkruan se ka nisur numërimi mbrapsht për largimin e Ramës nga pushteti.
“Kampion në mashtrim, kampion në korrupsion, kampion në gënjeshtra. Edi Rama është kryeministri që u ka bërë keq shqiptarëve me dashje. I ka vjedhur që nga pronat, tek koncesionet e PPP-të deri tek tenderat sekretë për ilaçe dhe letër higjenike. Për kryeministrin më të dështuar ka nisur numërimi mbrapsht për largimin e tij”, tha Bardhi krahas videos që ka publikuar.