Ministria e Shëndetësisë konfirmoi sot 78 raste të reja me koronavirus. Ditën e sotme mban rekord qyteti i Shkodrës, ku janë shënuar 14 raste, duke kaluar Tiranën.
Rastet e sotme në Shkodër mësohet se janë të gjitha kontakte të të infektuarve të mëparshëm, ndërkohë që vazhdon hetimi për raste të reja.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 33 qytetarë, duke e çuar në 1250 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 176
Shkodër 153
Vlorë 79
Fier 41
Lezhë 26
Korçë 20
Kukës 12
Elbasan 9
Gjirokastër 6
Berat 2