DASH: Ngritja e aktakuzës, një hap përpara në procesin e realizimit të drejtësisë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

DASH: Ngritja e aktakuzës, një hap përpara në procesin e realizimit të drejtësisë

11:22 | 25/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Gjykatën Speciale për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i përmbahen mandatit të tyre, ndërkohë që avancon kjo çështje përmes sistemit të drejtësisë.

“Njoftimi është rezultat i një procesi që vazhdon prej 20 vjetësh”, i tha Zërit të Amerikës, në kushte anonimiteti, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se ngritja e akuzave e njoftuar nga Prokurori i Specializuar është një hap përpara për procesin e realizimit të drejtësisë dhe ripajtimit në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi është esencial për avancimin e shtetit ligjor dhe drejtësisë për viktimat në Kosovë, si dhe për vendin, që të kapërcejë këtë periudhë të tmerrshme dhe të bashkohet me komunitetin euro-atlantik,” tha për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Read more

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

Zyra e Prokurorit të Specializuar, me seli në Hagë, e njoftoi publikun të mërkurën se më 24 prill ka paraqitur në Dhomat e Specializuara një aktakuzë për shqyrtim, e cila ngarkon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarin e Kuvendit dhe deputetin aktual të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe persona “të tjerë” me krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë.

Në aktakuzë thuhet se Thaçi, Veseli dhe të dyshuarit e tjerë – emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë – kanë përgjegjësi penale për afro 100 vrasje.

Pasi prokurori ua paraqet aktakuzën Dhomave të Specializuara për shqyrtim, kryetari i Dhomës e cakton një gjyqtar të procedurës paraprake, i cili, bazuar në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, është përgjegjës që të rishikojë aktakuzën dhe pastaj ta konfirmojë ose ta hedhë poshtë atë.

Shefi i kabinetit të presidentit Thaçi dhe këshilltari i tij kryesor, Bekim Çollaku, tha se historia e Kosovës nuk mund të ndryshohet nga “lapsi i një gjykate ndërkombëtare, të motivuar politikisht”.

“Liria jonë është vulosur nga gjaku i luftëtarëve të lirisë, mijëra civilë të pafajshëm, të vrarë brutalisht, dhe dhimbja e mijëra grave të dhunuara. Kjo është historia jonë e dhimbshme, por krenare. Nuk mund të ndryshohet nga askush. Madje as nga lapsi i një gjykate ndërkombëtare, të motivuar politikisht”, tha Çollaku në një postim në Twitter, në reagimin e parë nga Presidenca e Kosovës.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se dyshimet e ngritura nga Zyra e Prokurorit Special, në kuadër të Dhomave të Specializuara, janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

Duke komentuar aktakuzën, që akuzon vetë Veselin dhe presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, për krime lufte në Kosovë, kreu i PDK-së ka thënë ky është një veprim i pashembullt i prokurorit, pasi sipas tij, ka lëshuar deklaratën para se gjykata t’i konfirmojë ose rrëzojë akuzat e ngritura.

“Dyshimet e ngritura janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Po ashtu, nuk ka kurrfarë baze për pretendimet për pengim të punës së gjykatës. Dhe është shqetësim i thellë gjuha e tillë e adresimit me të pavërteta”, ka thënë Veseli.

Gjykata e Kosovës, e përbërë nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Specializuar e Prokurorisë në Hagë, është formuar me insistimin e bashkësisë ndërkombëtare, me ndryshimet kushtetuese nga Kuvendi i Kosovës.

Gjykata Speciale për krime të luftës është gjykatë e përkohshme me mandat të kufizuar dhe me seli në Hagë. Kjo gjykatë vepron e pavarur dhe financohet kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Gjykata është themeluar me vendimin e Kuvendit të Kosovës pas raportit të Këshillit të Evropës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran Dick Marty flet për krimet e pretenduara “të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë“, që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000./REL

Etiketa: Gjykata Speciale për KosovënKadri VeseliKryetari i Partisë Demokratike të KosovësPresidenca e KosovësProkurori i SpecializuarShtetet e Bashkuarazëdhënës i Departamentit të Shtetit

Të Lidhura

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

nga 27
13:26 | 02/06/2026
0

Bordi i Transparencës ka ndryshuar çmimet e karburanteve këtë të martë në vend. Bëhet me dije se nafta është rritur me...

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

nga 27
13:22 | 02/06/2026
0

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga gazetarët në lidhje me projektin e Zvërnecit, që ka sjellë kundërshti të shumta dhe...

ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

nga 27
13:12 | 02/06/2026
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza ndaj qeverisë lidhur me krijimin e shoqërisë shtetërore Albanian Digital Solutions...

Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

nga 27
13:06 | 02/06/2026
0

Është grabitur një bankë e nivelit të dytë pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’. Dyshohet se një person është futur brenda bankës me armë...

Para
Rikthehet frikshëm dëshira e shqiptarëve për emigrim, sa janë rritur aplikimet për azil

Europa përgatitet për rihapjen e kufijve, SHBA rrezikon të jetë e përjashtuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja –

Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –

13:26 | 02/06/2026
Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

13:22 | 02/06/2026
ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –

13:12 | 02/06/2026
Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –

13:06 | 02/06/2026
Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend –

Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend –

13:04 | 02/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –
  • ADS u krijua për të vjedhur pa kufi –
  • Grabitet me armë një bankë e nivelit 2 te stadiumi ‘Selman Stërmasi’! –
  • Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend –
  • Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Bordi cakton çmimet e reja për karburantet, rriten përsëri nafta dhe benzina –
  • Nuk ka asnjë shans që investimi të ndalojë sa kohë unë të jem këtu –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com