Shpëtohen në Detin Mesdhe 28 emigrantë nga vendet afrikane, por rezultojnë të gjithë të infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë me dije guvernatori i Siçilisë, i cili tha se varka me emigrantë zbarkoi pranë Porto Empedocle, dhe tashmë të gjithë do t’i nënshtrohen karantinës.
Ky është grupi i dytë me emigrantë të infektuar me koronavirus që mbërrin në Europë. Më herët një varkë zbarkoi në brigjet e Greqisë.
Organizata gjermane SeaËatch ka thënë se mes emigrantëve ka edhe asimptomatikë, ndaj ka bërë thirrje të shtohet numri i testimeve për Covid-19.