Zoti Rama, të duam sulltan! – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zoti Rama, të duam sulltan!

14:45 | 22/06/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë –

Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga –

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares –

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë, qëlloi nga brenda Berberhanes –

Nga Edi Oga

Zoti Rama, duhet të bëhesh sulltani i shqiptarëve! Urgjent!

Mos prit zgjedhjet e vitit që vjen, por bëhu që tani!

Të lutem zoti Rama bëj ndryshimet në kushtetutë, mblidh parlamentin tënd dhe shpallu sulltan! Do bësh punën me të mirë që ke bërë ndonjëherë!

Do na shpëtosh të gjithëve!

Do shpëtosh edhe ti prej nesh!

Nëse ti bëhesh sulltan, ti do të kesh sarajet më të veçanta nga të gjithë! (Apo kështu i ka?)

Nëse ti bëhesh sulltan, vezirët e tu do të bëhen sixhade që ti të kalosh mbi ta! (Apo kështu janë edhe sot?!)

Nëse ti bëhesh sulltan, do ti kesh të gjitha pushtetet në dorën tënde! (Apo edhe tani i ka?)

Nëse ti bëhesh sulltan, do t’i tregosh popullit përrallat e tua sa të duash, kur të duash dhe si të duash? (Apo këtë e bën edhe këto kohë?!)

Nëse ti bëhesh sulltan, sa herë të kesh nevojë për para të madhe, pashallarët e tu do të paguajnë haraç sa t’u kërkosh ti! (Apo edhe oligarkët e tij kështu veprojnë?!)

Nëse ti bëhesh sulltan, mund të marrësh avionin tënd dhe të shkosh ku të duash pa pjerdhur askënd! (Apo këtë e bën edhe tani?)

Nëse ti bëhesh sulltan, mund të prishësh çfarë të duash dhe të ndërtosh çfarë të të dojë b… qejfi! (Apo këtë e ka bërë gjithmonë?!)

Nëse ti bëhesh sulltan, me fermanet e tua, tokat e bregdetit mund të bëhen prona të pashallarëve të tu! (Apo kjo ndodh edhe tani?!)

Nëse t’i bëhesh sulltan, mund t’i bësh paratë e shtetit rrush e kumbulla! (apo kështu i bën edhe sot?)

Nëse ti bëhesh sulltan, të gjitha mediat, televizionet, portalet, gazetat që nuk të pëlqejnë, mund t’i blesh ose mund t’i mbyllësh! (Apo këtë e bën edhe këto kohë?!)

Nëse ti bëhesh sulltan, opozitarin kryesor do ta kesh lolo të oborrit! (Apo kështu është edhe ky që ka tani?!)

Prisni prisni! Ky i paska të gjitha atributet e një sulltani, vetëm titullin ka kryeministër!

Pse të mos marrë titullin që meriton?

Le të bëhemi përsëri një milion shuplaka dhe t’ia heqim këtë “epitet” pa kuptim, e t’i vendosim “me pahir” atë titull që i ka hije! SULLTANI I SHQIPTARËVE!

Të lutem mos u bëj më kryeministër!

Bëhu sulltan! Aman! Qafsh rilindjen!

Nëse ti bëhesh sulltan, do të jesh sulltani më i gjatë në Botë!

Nëse ti bëhesh sulltan, do jesh sulltani më me humor në Botë!

Nëse ti bëhesh sulltan, Erdogani do plasë nga zilia, se ai nuk bëhet dot sulltan!

Nëse ti bëhesh sulltan, atë zdromsin me kalë tek sheshi kombëtar do ta heqim dhe do të vendosim ty, o sulltani ynë!

Mos na lodh me reforma zgjedhore, negociata dhe integrime!

Ty nuk të ka hije as të provohesh në zgjedhje as të poltësosh kushtet që të vendosin kaurrët! Bëhu sulltan! Shpëton ti nga ne dhe ne nga ideja e të pasurit të një kryeministri perëndimor!

Etiketa: Edi Ogaedi ramaErdoganiRilindjasulltani i shqiptarëve

Të Lidhura

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë –

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë –

nga 27
20:25 | 02/02/2026
0

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Pukë-Qelëz, në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël. Bëhet...

Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga –

Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga –

nga 27
20:23 | 02/02/2026
0

x.com/Atleti/status/2018376624337571991 Saga e Ademola Lookman (më në fund) ka mbaruar. Pas negociatave Interin verën e kaluar me lidhjet e fundit...

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares –

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares –

nga 27
20:01 | 02/02/2026
0

Gjykata e Posaçme i dha fund shqyrtimit paraprak të dosjes penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe 29 të...

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë, qëlloi nga brenda Berberhanes –

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë, qëlloi nga brenda Berberhanes –

nga 27
19:19 | 02/02/2026
0

Me urdhër të Prokurorisë, pas atentatit në Rrilë të Lezhës, është ndaluar efektivi i policisë me iniciale B.K.. Polici akuzohet...

Para
Aksident në Durrës, “Toyota” përplas për vdekje këmbësorin

Makina përplas 8-vjeçarin në Tiranë, shoferi largohet nga vendngjarja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë –

Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë –

20:25 | 02/02/2026
Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga –

Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga –

20:23 | 02/02/2026
Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares –

Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares –

20:01 | 02/02/2026
Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë, qëlloi nga brenda Berberhanes –

Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë, qëlloi nga brenda Berberhanes –

19:19 | 02/02/2026
Zëri ynë i ka tronditur në themel –

Zëri ynë i ka tronditur në themel –

19:07 | 02/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë –
  • Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga –
  • Seanca në GJKKO/ Pasi largoi avokaten, Veliaj kërkon përjashtimin e gjyqtares –
  • Atentati në Rrilë të Lezhës, ndalohet efektivi i policisë, qëlloi nga brenda Berberhanes –
  • Zëri ynë i ka tronditur në themel –
  • Foltorja e PD para Kryeministrisë, Berisha u bashkohet protestuesve –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Aksident në segmentin Pukë-Qelëz/ Makina del nga rruga dhe përfundon në greminë –
  • Goditje e madhe e Atlético Madridit, Lookman firmos dhe zbarkon në La Liga –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com