Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vermicë të Kosovës, ku një person është djegur në makinën e tij.
Autoritetet e policisë në Prizren janë shprehur se rasti është duke u hetuar, ndërsa nuk dihet ende arsyeja se pse makina ka marrë flakë.
Nuk dihet ende nëse personi që u dogj ka qenë i vdekur apo i gjallë në momentin kur makina ka marrë flakë, ndërsa identitteti i tij nuk bëhet ende i ditur.
“Policia së bashku me prokurorin e shtetit është në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar një rast të një vdekje të dyshimtë. Për më shumë në lidhje me rastin do të njoftoheni me kohë”, kane njoftuar autoritetet.