Kredibilitetin për të çuar në fund Reformën në Drejtësi e ka PD
Kryetari i PD Lulzim Basha me anë të një postimi në Facebook shkruan se kredibilitetin për të çuar në fund Reformën në Drejtësi e ka forca e tij politike dhe partnerët ndërkombëtarë. Sipas Bashës koncepti i Ramës për reformën është kapja e drejtësisë për të vënë përmbi ligjin klikën e tij të oligarkëve alla koço dhe kriminelëve alla shullaz.
Ja postimi I plotë i Bashës në FB
Sot e tha me zë dhe figurë pse e donte reformën në drejtësi Rama: që të shpëtonte Kokdhimën e kokdhimët e tjerë. Sakaq kërcënoi gjyqtarët që nuk e hëngrën presionin e tij për të mbrojtur Koçon.
Ky ka qenë dhe ky është koncepti i tij për reformën: Të kapë drejtësinë, të mbajë mbi ligjin klikën e tij të oligarkëve alla koço dhe kriminelëve alla shullaz, të marrë hak ndaj gjyqtarëve që guxojnë të ndëshkojnë për abuzime flagrante miqtë e tij, siç bëri sot me gjyqtarët e Kushtetueses të cilët i kërcënoi hapur sepse zbatuan ligjin, sepse mbrojtën paratë e publikut.
Llomotit kot, kërcënon nga marazi.
Reforma “Rama” për kapjen e drejtësisë ka dështuar përballë vizionit demokratik të opozitës dhe angazhimit serioz të SHBA, BE dhe Komisionit të Venecias. Reforma Rama për kapjen e drejtësisë nuk ka më asnjë shans. Kredibilitetin për të çuar në fund reformën në drejtësi që nuk mbron por ndëshkon korrupsionin e ka PD në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.