Debate në Komisionin e Posaçëm për Reformën në Drejtësi në lidhje me nenin e dekriminalizimit
Neni i dekriminalizimit ka shkaktuar debate të forta në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi. Pas mbledhjes së komisionit, deputeti i PD-së Eduard Halimi u shpreh se përfshirja e ketij neni në axhendën e komisionit është një atentat dhe provokim që i bëhet reformës në drejtësi. Sipas tij mazhoranca synon mosdënimin e personave që kanë kryer krime.
“Pati debate lidhur me këtë proces, u votua ku mazhoranca përdori edhe duble votë me qëllimin që personat që kanë kryer krime të rënda si trafiku prostitucionit, armëve të mos kishin një ndalim për jetë por të kishin një ndalim me një kohëzgjatje të caktuar. Ky ishte një qëndrim i papranushëm për opozitën. Ne kërkuam kohë dhe pas kthimit në komision ekspertët e OPDATIT deklaruan do ta tërhiqnin amadamentin. Ne i kërkuam anulimin e vendimit dhe u vendos të procedohet me anulimin e vendimit që u mor në mënyrë provokative të një procesi që s’ka të bëjë me reformën në drejtësi dhe amendamenti u tërhoq nga eskpertët e OPDATIT”, tha Halimi.