Llalla: Të bëhemi bashkë dhe ta bëjmë kryeministrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Llalla: Të bëhemi bashkë dhe ta bëjmë kryeministrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

10:16 | 08/06/2020
në Kryesore
0

Ideja e Ali Ahmetit se ka ardhur koha që kryeministri i Maqedonisë së Veriut të jetë shqiptar, ka ngritur në këmbë gjithë partitë politike maqedonase por edhe ata shqiptare. Për analistin-historianin Arben Lalla, kjo ide është briliante dhe nuk ka asgjë të keqe pasi është koha dhe duhet bashkuar të gjithë që në Maqedoni të Veriut të ulet një shqiptarë në krye të ekzekutivit.

“Mendoj që deklarata e kryetarit të BDI Ali Ahmetit është korrekte, një ide e mirë dhe s’ka asgjë të keqe. Me sa lexojmë opozita shqiptare dhe partitë maqedonase nuk po japin ide të reja sepse nuk kanë dhe kështu bëjnë kritika për çdo mendim të lirë e demokratik. Në këtë rast për idenë për Kryeministrin shqiptar që mund të drejtojë qeverinë e Maqedonisë së Veriut një ditë” thotë për TetovaSot, analisti Arben Lalla

Sipas tij përderisa shqiptarët janë shtetformues, kanë patur kryetarin e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Ministrin e Mbrojtjes, e përse kaq panik nëse e marrin një ditë kolltukun Kryeministrit? Frika ime është që të kemi një kryeministër shqiptar jo vetëm me ADN por edhe me ndërgjegje shqiptare.

Read more

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Lalla shton se tani është koha që partitë politike shqiptare ti lënë grindjet dhe mos të bëhen vasal dhe masha të tjerëve por ti shërbejnë kombit.

“Ka ardhur koha që partitë shqiptare ti lenë grindjet, mos të bëhen vasal e masha të të tjerëve, por ti shërbejnë votuesve të tyre, kombit që i përkasin. Vota përçarëse, kritikat dashakeqëse na çojnë në uljen e krenarisë dhe pazarit e ulët politikë përballë partive maqedonase” shprehet më tej analisti Llalla.

Sipas Llallës, Ali Ahmeti nuk ka thënë se kryeministri duhet të jetë nga BDI, por të jetë shqiptar dhe shqiptarët duhet të pretendojnë për kryeministër, sepse nëse nuk pretendojnë atëherë pse bëjnë koalicion parazgjedhor me partitë maqedonase.

“Tek e fundit Ali Ahmeti s’ka thënë që të kemi një kryeministër shqiptar nga BDI, por një kryeministër shqiptar. E ky kryeministër mund të jetë edhe nga çdo parti shqiptare, qoftë edhe nga partia shqiptare në koalicion me partitë maqedonase. Nëse nuk pretendojmë që një ditë ta kemi kryeministrin shqiptar atëherë përse bëjmë koalicion parazgjedhor me partitë maqedonase?” thotë në fund Arben Lalla.

Ndryshe idenë e Ali Ahmetit se ka ardhur koha për kryeministrin shqiptarë deri tani e kanë mbështetur shumica e opinionistëve dhe gazetarëve në Maqedoninë e Veriut./TS/

Etiketa: Ali AhmetiIdeja e Ali Ahmetitkryeministri i Maqedonisë së Veriutkryeministri shqiptarMaqedoninë e Veriut

Të Lidhura

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

nga 27
21:28 | 05/06/2026
0

Një “protestues” i pazakontë i është bashkuar tubimit të qytetarëve të revoltuar kundër Qeverisë, në bulevard. Ambasadori i Bashkimit Evropian...

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

nga 27
21:20 | 05/06/2026
0

Gjatë takimit me socialistë të Vlorës, kryeministri Edi Rama vijoi replikat me kundërshtarët e ndërtimit të resortit në Zvërnec, duke...

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

nga 27
21:02 | 05/06/2026
0

Një takim i kryeministrit Edi Rama me banorët e Zvërnecit është shoqëruar me tensione dhe një incident të rëndë ditën...

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

nga 27
20:46 | 05/06/2026
0

Gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, një murgeshë katolike mori fjalën duke përcjellë një mesazh të fortë mbi gjendjen sociale...

Para
4 policë rrahën adoleshentin, Veliu publikon videon e nënës së 15-vjeçarit (Film)

Zaida Çobo dhe Ardi Veliu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –

21:28 | 05/06/2026
Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

21:20 | 05/06/2026
“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

“Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –

21:02 | 05/06/2026
Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –

20:46 | 05/06/2026
Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –

20:40 | 05/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –
  • “Jep dorëheqjen”, tensione pas takimit të Ramës, gardisti i gris pankartën një vajze –
  • Veriu është lënë pas, po ra një sëmundje… –
  • Rezistencë, s’ka negociata! Protestë edhe në Vlorë –
  • Prezenca e lartë e qytetarëve, përgjigje ndaj atyre… –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Surprizë në protestë, Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes qytetarëve –
  • Po të ishim ne ata që shisnim Shqipërinë, do të ishte privatizuar Sazani –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com