Të mësosh pa teorinë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Të mësosh pa teorinë

10:31 | 10/05/2016
në Uncategorized
0

Kembrixh – Si mund të përmirësojmë situatën në botë? Si mund t’i bëjmë vendet më konkurruese, rritjen më të qëndrueshme e gjithëpërfshirëse dhe gjinitë më të barabarta?

Një rrugë është të kemi një teori korrekte të lidhjes mes veprimeve dhe rezultateve e pastaj të implementojmë veprime që përmbushin qëllimet tona. Por në shumicën e situatave me të cilat përballemi, një teori e tillë mungon – ose dhe nëse e kemi një të tillë, nuk jemi të sigurt nëse është gjithnjë e vërtetë. Çfarë mund të bëjmë? A mund t’i shtyjmë ne veprimet deri sa të mësojmë se çfarë funksionon? Por, në këtë rast, si do mësojmë po qe se nuk veprojmë? Dhe nëse veprojmë, si do të mësojmë nëse kryejmë veprimin e duhur apo jo?

Progreset në mekanizmin e të mësuarit dhe në antropologjinë biologjike po hedhin dritë mbi mënyrën si funksionon të mësuarit dhe çfarë e bën këtë, një proces të suksesshëm. Megjithatë, pavarësisht se teoritë janë të rëndësishme, shumica e gjërave që mësojmë, nuk varen nga ato.

Read more

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

Për shembull, mund të ekzistojë ndonjë teori që tregon se çfarë e bën një mace të jetë mace, por kjo nuk është mënyra sipas së cilës fëmijët e vegjël mësojnë ta njohin macen. Sipas Leslie Valiant nga Harvardi, kur argumenton në librin e vet në vitin 2013 – ne e mësojmë konceptin e “maces” në një mënyrë jo teorike, duke ndërvepruar me një grup fotografish të kafshëve që përcaktohen si “mace” dhe “jo mace”. Sa më tepër shembuj që shohim, aq më tepër bëhemi “përafërsisht të saktë me probabilitet”.

Ne mësojmë të njohim gjuhën e folur pa njohurinë e linguistikës dhe software-t gjuhë-njohëse, përdorin një algoritëm jo teorik të quajtur “hidden Markov chain” në një set audiosh dhe tekstesh të tyre në vend të linguistikës – pikërisht ashtu si Ray Kurzweil na thotë në librin e tij “Si të krijosh një mendje”. Për zhgënjimin e shumë akademikëve, teoria është shpesh e parëndësishme.

Evolucioni biologjik, gjithashtu, mbështetet në një algoritëm jo teorik – një të tillë që mëson se cili gjenotip do të prodhojë individë të përshtatur më mirë, pa praninë e një teorie të ndryshimeve në gjenome që përmirësojnë performancën. Evolucioni përdor variacione të zakonshme dhe gjithmonë seleksionim të më të shëndetshmëve.

Ndërkohë që evolucioni biologjik përmes riprodhimit seksual kërkon breza, ne mund të mësojmë nga njëri-tjetri shumë më shpejt përmes evolucionit kulturor, duke shpjeguar kështu pse qeniet njerëzore kanë bërë progres. Sipas Robert Boyd, Peter Richerson dhe Joseph Henrich, aftësia jonë për të imituar është në qendër të suksesit tonë si specie. Pikërisht kjo e bën evolucionin kulturor të mundur, grumbullues dhe të fuqishëm. Kjo na lejon që ne të mësojmë nga të tjerët dhe të bëjmë progres shumë më shpejt se sa po të mësonim teorikisht. Përveç kësaj, meqenëse imitimi ashtu si shumimi gjenetik nuk është i përsosur, ne zbulojmë aksidentalisht mënyrat të ndryshme të të bërit të gjërave.

Ne njerëzit jemi “të programuar” të imitojmë të tjerët dhe jemi të prirur të imitojmë ata që janë më të suksesshëm mes nesh. Kjo përbën kuptimin evolucionar – kur karakteristikat e më të suksesshmëve janë më të lidhura me suksesin, sesa ato të të tjerëve.

Por kur ajo që imitojmë nuk është e lidhur me suksesin, kjo mund të çojë në gabime. Reklamat e kanë shfrytëzuar këtë dobësi të ndërtimit tonë, duke na bërë të besojmë se nëse George Clooney është tërheqës dhe vesh diçka – edhe ne mund të bëhemi tërheqës po ta veshim atë.

Në mënyrë më konstruktive, bota e biznesit e përdor imitimin kur kompanitë shpërndajnë informacion përmes standardeve të suksesit mbi performancën, në mënyrë të tillë që të gjithë të mësojnë se çfarë është e arritshme dhe kë të përpiqen të imitojnë – duke lehtësuar kështu njohjen e “praktikave më të mira”. Në mënyrë që të përmirësohesh mund të fillosh të imitosh atë që bëjnë kompanitë e suksesshme, pa nevojën e një teorie të mirë të “pse-së”.

Standardet e suksesit kanë lëvizur në arenën politike, duke përfshirë çështje të tilla si zhvillimi i qëndrueshëm, mjedisi i biznesit, konkurrueshmëria, barazia gjinore dhe së fundmi zhvillimi, gjithëpërfshirës. Disa nga këto aplikime bëjnë matje të mira të performancës, duke lejuar përdoruesit të vlerësojnë rezultatet dhe të ndjekin progresin.

Shembuj të mirë të standardeve të suksesit janë Indeksi Botëror i Hendekut Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror ose Indeksi i Zhvillimit Njerëzor i Kombeve të Bashkuara. Këto janë studime “pa teori” në kuptimin që këto nuk të tregojnë si të përmirësosh performancën; por këto të tregojnë nëse je përmirësuar realisht – të informojnë për ndryshimet “në përshtatje”.

Treguesit e tjerë, në pikëpamjen time, ngatërrojnë matjet e performancës me matjet e shkakut hipotetik të performancës. Ata ngatërrojnë “çfarë” me “si” dhe i vendosin të dyja në një indeks, në një mënyrë aspak të përshtatshme. Ata përpiqen ta lënë veten të drejtohen nga teoria, më tepër sesa na lejojnë njohuritë që kemi.

Dy shembuj të kësaj, janë Indeksi i Konkurrencës Botërore i Forumit Ekonomik Botëror dhe Indeksi i Zhvillimit dhe Rritjes Gjithëpërfshirëse. Për shembull, konkurrueshmëria ka të bëjë me aftësinë për të rritur aksionet në treg pa cenuar kufijtë apo uljen e pagave – gjë që reflekton produktivitet të lartë. Gjithëpërfshirja e rritjes ka të bëjë me pabarazitë në të ardhura dhe rritje përmes rajoneve të ndryshme dhe grupeve sociale.

Por nuk është kjo çfarë këto indekse matin me të vërtetë. Në vend të kësaj, indekset përfshijnë variable – të cilave u referohen si “hapësira e politikave” – që supozohen të shkaktojnë ose konkurrencë, ose rritje gjithëpërfshirëse. Dhe autorët as marrin mundimin të monitorojnë nëse kjo ndodh. (Në rastin e konkurrencës, bashkëpunëtorët e mi dhe unë kemi zbuluar që ata nuk e bëjnë diçka të tillë.)

Të ngatërrosh “çfarë” me “si” është kundër produktive. Kjo ka çuar disa vende – duke përfshirë këtu Kolumbinë, Meksikën, Marokun dhe Arabinë Saudite – të përpiqen të përmirësojnë pozicionin e konkurrencës, duke punuar në të dhëna të indeksueshme, por në të vërtetë, kjo nuk e përmirëson aspak performancën e tyre.

Ne nuk kemi mundësi të dimë realisht se çfarë do ta bënte rritjen më gjithëpërfshirëse, vendet më konkurruese dhe zhvillimin më të qëndrueshëm në çdo vend dhe rajon – dhe nuk duhet të pretendojmë sikur e dimë. Ne mund të kontribuojmë në progresin e botës nëpërmjet matjes së rezultateve – duke lehtësuar kështu procesin e imitimit dhe të ndjekjes së performancës më të mirë. Por ngatërrimi i mjeteve me qëllimet do të na bëjë që të vishemi të gjithë si George Clooney dhe pastaj të shqetësohemi se pse nuk ndihemi po aq tërheqës sa ai.

Nga Ricardo Hausmann/  projectsyndicate.org

Etiketa: 27.almesimprojectsyndicateteori

Të Lidhura

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

A Grandmother’s Secret Love and Her Hidden Legacy

nga administrator
16:08 | 04/02/2025
0

The overgrown house caught my attention from the start. From my bedroom window, I could see its tall, unruly grass...

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

In Her Letter to Santa, My Daughter Asked for ‘The Same Heart-Shaped Earrings Dad Gave to My Nanny’ — I Went Pale

nga administrator
16:05 | 04/02/2025
0

“Dear Santa, please bring me the same heart-shaped earrings Dad gave to my nanny! Thank you!” I stared at the...

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

U thirr në SPAK dy ditë më parë, deputeti socialist Jurgis Çyrbja dorëzon mandatin

nga 27 ok
10:03 | 10/10/2024
0

Deputeti i Partisë Socialiste, Jurgis Çyrbja ka dorëzuar mandatin e deputetit, dy ditë pasi u paraqit në Prokurorinë e Posaçme....

Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për datat 29 janar – 4 shkurt –

Horoskopi për sot, 26 Shkurt 2024 –

nga 27
07:33 | 26/02/2024
0

Dashi Dikush po përpiqet t’ju shpjegojë diçka, por duket sikur ai ose ajo po flet në një gjuhë tjetër. Leviz,...

Para
Shqipëria me “passaPORTO” në Sallonin e Librit të Torinos

Shqipëria me "passaPORTO" në Sallonin e Librit të Torinos

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com