Një shqiptar i shumë kërkuar në Holandë është vënë në pranga nga policia spanjolle.
Emri i tij nuk është bërë i ditur, ndërsa bëhet fjalë për një person të implikuar në trafiqe droge nga Amerika Latine në Europë.
Shqiptari ka qenë i izoluar në shtëpinë e tij për shkak të pandemisë së re të koronavirusit, kur është vënë në pranga.
Drejtësia holandeze kishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar pasi shqiptari është kreu i një organizate kolumbiane-shqiptare, e dedikuar në trafikun e drogës dhe pastrimin e parave.
Shqiptari i shumëkërkuar ishte i pajisur me dokumente Kolumbiane dhe Ekuadorase.
Për arrestimin e tij u angazhuan forca të njësisë operacionale të antidrogës në shtetin spanjoll.
Ai u arrestua në shtëpinë e tij, ku agjentët sekuestruan më shumë se 40.000 euro në monedha të ndryshme (euro, dollarë amerikanë dhe dollarë kanadezë), njëzet orë prej ari, xhevahire të shumta, të cilat kapnin vlerën e më shumë se një milion euro.
Gjithashtu u sekuestruan tre kompjuterë, gjashtë telefona celularë dhe një dron.
Përveç faktit se shqiptari është shumë i njohur në botën e krimit, autoritetet spanjolle nuk kanë informuar për identitetin e tij, por kanë njoftuar se në orët në vijim do të ketë një njoftim të dytë