Nga Dritan Shano
Njerëzit e nuhasin dhe e peshojnë vetë riskun e jetës dhe të vdekjes. Ky risk është i pranishëm në çdo moment dhe në çdo gjë që bëjmë. Kjo nuk na ndalon të bëjmë… Shumë shpejt njerëzimi nuk do pjerdhi më për “masat kushtëzuese COVID 19”, sidomos kur vetëdija se ato nuk janë “masa kufizuese shëndetësore”, por “masa kufizuese mendore” po rritet gjithnjë e më shumë.
Njerëzit do t’i respektojnë këto masa, po aq sa respektojnë tabelat e shpejtësisë, kur i ngrahin makinës, megjithëse kanë prindërit, bashkëshortët dhe fëmijët brenda. Ata e dinë riskun se mund të vdesin nga mosrespektimi i kufizimit të shpejtësisë, mund të marrin gjobë, mund t’i hiqet patenta dhe përsëri nuk i respektojnë ato.
Në të gjithë botën kufizimi i shpejtësisë është një dështim. Kështu edhe “masat” ndaj COVID 19-ës, njërit prej 370 trilionë viruseve që kemi në dhe mbi trup.