Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili fitoi betejën me koronavirusin, pavarësisht se iu desh të qëndronte disa ditë në spital, ka shfaqur probleme me sytë. Në një dalje publike, Johnson është shfaqur me syze, ndërsa theksoi se kishte probleme me shikimin.
“Zbulova se duhet të vë syze. Mendoj se problemi me shikimin mund të jetë për shkak koronavirusi”, është shprehur Johnson në një konferencë për mediat.
Kryeministri Boris Johnson u infektua disa javë më pare me Covid-19, ndërsa iu desh që të kalonte disa ditë në terapi intensive, por që më pas gjendja e tij u përmirësua. Pas dy testeve, ai rezultoi negativ, duke mundur kështu COVID-19.