Rama: Eshte vetem prova qe edhe miqte e partneret tane jane te gabueshem. Do behet me e mira, durim”
Neni 25 i draftit të reformës në Drejtësi, ka shkaktuar debate në radhët e politikës. Në draftin e rishikuar në komponentin antikorrupsion, neni 25, parashikon që subjekt i hetimit do të jenë ndër të tjerë “ish ministrat gjatë 3 viteve të fundit” por jo më heret.
Kryeministri Rama ka reaguar për këtë nen duke ia kaluar përgjegjësinë ndërkombëtareve që hartuan draftin. Ndërkohë që PD ka deklatuar se nuk ka asnjë lidhje me këtë nen pasi nuk përfshihet në propozimet e PD-së. në këtë situatë duket se kryeministri ka gjetu të vetmen zgjidhje kalimine përghjegjësisë tek skspertët ndërkombëtare. Përms një mesazhi në facebook, rama thekson: S”ka nen 25 me perjashtime mos u shqetesoni per kete! Eshte vetem prova qe edhe miqte e partneret tane jane te gabueshem. Do behet me e mira, durim”.
Ndërsa PD kishte sqaruar më heret: “Duam të theksojmë fort se kjo pikë nuk është kërkuar ASNJËHERË, as nga ekspertët e opozitës dhe as nga ndonjë anëtar i opozitës në Komision. Ne e kemi shprehur dhe e ripërsërisim qëndrimin tonë për luftë pakompromis ndaj korrupsionit dhe se kemi qenë, jemi dhe do të jemi KUNDËR cdo kufizimi kohor për hetimin e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve, sepse korrupsioni duhet të dënohet pavarësisht nga koha kur apo nga kush është kryer.