Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit “kërcënon” me protesta, nëse tjetërsohet pronësia e TK-së (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit “kërcënon” me protesta, nëse tjetërsohet pronësia e TK-së (film)

20:40 | 09/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kundërshton vendimin e qeverisë për kalimin e Teatrit Kombëtar në pronësi te Bashkisë së Tiranës. Artistët thonë se ky Teatër tashmë është çështje europiane dhe jo lokale. Nga ana tjetër ata kërcënojnë me protesta para Bashkisë.

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka quajtur vendimin e Këshillit të Ministrave për t’ja kaluar godinën e Teatrit Kombëtar në pronësi të Bashkisë së Tiranës, një strategji për të miratuar shembjen e tij përmes Këshillit Bashkiak. Por ato shprehen të bindur se ky skenar do të rrëzohet, pasi është në kundërshtim me ligjin.

“E shoh si një fitore të jashtëzakonshme të qëndresës tonë. Kryeministri, i cili dikur ka qenë Ministër Kulture tentoi ta shembte Teatrin Kombëtar, kryetar Bashkie po, kryeministër po, pra në thelb ky shpirt i lirë e detyroi këtë kryeministër të tërhiqet nga ligji special, ndaj është një fitore e madhe. Nëse nuk e bëri ky me gjithë këtë makineri si mund ta bëjë një kryetar Bashkie i votuar me ato vota që të gjithë e dimë si i ka marrë. Ku e ka këtë makineri që para se të shembë Teatrin Kombëtar të shembë shpirtin e kulturës, të rezistencës”, tha Budina.

Read more

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim –

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit –

Nëse Edi Rama dikur ka thënë: “S’keni parë gjë akoma, ne i themi se vërtet nuk ka parë gjë akoma. Ky do të jetë fundi, por fundi i vërtetë”, u shpreh ai.

Pas tërheqjes së kryeministrit Rama për shembjen e Teatrit Kombëtar sipas tyre, p.

“Në vitet 2000-2002 kur ishte debati për Teatrin dështoi. Dështoi sepse ai që ishte iniciatori ishte pa pushtet politik. E njëjta gjë është edhe për Veliaj. Kostot, presioni apo dëmi që do të pësojë Kryetari i Bashkisë më këtë lloj “gjyleje që i kanë vënë në qafë” do të jetë i jashtëzakonshëm”, u shpreh Ervin Goci.

Ata janë të bindur se me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese ky vendim do të rrëzohet.

“Do të insistojmë shumë që të mos ketë asnjë veprim pa u shprehur Gjykata Kushtetuese”, u shpreh më tej Goci.

“Me “Europa Nostra” në marrim 80% të financimit për restaurim, çfarë problemi ka pushteti? Shteti shqiptar paguan 115 mijë euro për të qenë çdo vit anëtar të kjo organizatë”, tha më tej Edmond Budina.

Artistët dhe shoqëria civile thonë se do t’i rikthehen protestave para Bashkisë.

“Ne do të organizohemi me një protestë të madhe para Bashkisë, do ti shkojmë ne atje për ta nxjerrë nga zyra”, u shpreh Budina.

Ata nuk heqin dorë nga restaurimi dhe kauza e tyre.

“Suksesi i kësaj kauze janë restaurimi dhe burgosja mbi këto shkelje të rënda të bëra ndaj Teatrit. Shpëtimin e Teatrit e konsiderojmë histori të mbyllur”, u shpreh ndër të tjera Ervin Goci.

Aleanca kujton se prej 24 marsit Teatri është nën mbrojtjen e “Europa Nosta” me 7 vendndodhjet më të rrezikuara në Europë, duke shtruar se në harkun e pak ditëve, ekspertët e saj do vijnë të merren me restaurimin e godinës.

Etiketa: Aleanca për Mbrojtjen e TeatritBashkia e Tiranësprotesta

Të Lidhura

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –

nga 27
23:28 | 22/04/2026
0

Baton Zabërgja dhe Ermir Rashica janë përballur me një situatë aspak të këndshme në Ukrainë. Ndërsa po kryenin nxemjen para...

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –

nga 27
23:18 | 22/04/2026
0

Kampionati Europian i Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, në vend që të ishte një skenë e festimit...

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim –

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim –

nga 27
23:06 | 22/04/2026
0

Chelsea ka njoftuar sot zyrtarisht ndarjen me trajnerin e parë Liam Rosenior, duke i dhënë fund bashkëpunimit pas një periudhe...

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit –

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit –

nga 27
22:16 | 22/04/2026
0

Egnatia është kualifikuar për në finale e Kupës së Shqipërisë, pasi mundi me penallti Elbasanin në “Elbasan Arena”. Koha e...

Para
Koronavirusi, Meta: Të angazhohen mjekët më të mirë edhe ata jashtë shërbimit aktiv shëndetësor

Teatri Kombëtar/ Meta: Europa nuk është thjesht euro, por kulturë, vizion e trashëgimi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –

Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –

23:28 | 22/04/2026
Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –

Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –

23:18 | 22/04/2026
Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim –

Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim –

23:06 | 22/04/2026
Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit –

Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit –

22:16 | 22/04/2026
Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona te Beqiri! Biznesmeni i AKSHI-t bleu një truall dhe një apartament me vlerë të lartë

Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona te Beqiri! Biznesmeni i AKSHI-t bleu një truall dhe një apartament me vlerë të lartë

21:22 | 22/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –
  • Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –
  • Chelsea shkarkon trajnerin Liam Rosenior pas tre muajsh në drejtim –
  • Egnatia kalon në finale pas dramës së penalltive ndaj Elbasanit –
  • Dosja e SPAK/ Demirajt e “Pelikanit” dhe Fatosi i “Fafa” shitën prona te Beqiri! Biznesmeni i AKSHI-t bleu një truall dhe një apartament me vlerë të lartë
  • Triumf për Shqipërinë, Briken Calja fiton medaljen e artë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ankth për dy futbollistë shqiptarë! Alarm për sulm në Ukrainë, largohen pas sirenave –
  • Skandal në Batumi, gjyqtarët hedhin poshtë djersën e Erkand Qerimajt –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com