Ka nisur me përplasja protesta e sotme e thirrur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kundërshtuar masat kundër koronavirusit.
Policia ka kërkuar shpërndarjen e turmës për shkak të masave kundër koronavirusit, megjithatë të pranishmit janë shprehur se gjenden aty me rastin e “9 Majit”, ditën e fitores kundër fashizmit.
Gjatë shoqerimeve të policisë, të pranishmit kanë thirrur “turp”, “turp”. Një protestë e ngjashme u zhvillua edhe dje dhe pjesëmarrësit i konsiderojnë masat kundër koronavirusit si pjesë e një komploti ndërkombëtar për sundimin e qytetarëve dhe vendeve përmes frikës.