Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet për spitalin e ri rajonal të Kukësit.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se do përfundojmë brenda vitit Spitalin e ri Rajonal të Kukësit, një strukturë moderne e shërbimit shëndetësor.
“Përfundojmë brenda vitit Spitalin e ri Rajonal të Kukësit, një strukturë moderne e shërbimit shëndetësor, ku ndërthuret rindërtimi i objekteve ekzistuese me ndërtimin e një strukture të re, në qendër të korpusit spitalor të rajonit verilindor të Shqipërisë”, shkruan Rama.