Pyetje dhe komenti im i shkurtër drejtuar Presidentit Ilir Meta në programin “Tempora” të Sonila Meços – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pyetje dhe komenti im i shkurtër drejtuar Presidentit Ilir Meta në programin “Tempora” të Sonila Meços

06:32 | 06/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Përgjigja e Presidentit ishte mbresëlënëse…

Nga Erl Kodra

Zoti President,

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

“Përtej çdo dyshimi të arsyeshëm” është standardi ligjor i provës, që kërkohet për të vërtetuar një dënim penal në shumicën e sistemeve juridike kundërshtare (prokuror vs avokat). Ky është standardi më i lartë i provës, krahasuar me “bilancin e mundësive” (që zakonisht përdoret në çështjet civile) dhe për këtë arsye, ky lloj standardi aplikohet në mënyrë strikte për çështje penale, ku ajo që është në diskutim (për shembull liria e dikujt) konsiderohet shumë serioze.
Në të vërtetë pyetja është alarmante:

Si mund të provohet se X infektoi qëllimisht Y me Sars-CoV2, një virus aerogjen ky, i cili për asnjë të infektuar në botë, e përsëris, asnjë të infektuar në botën që njohim, me asnjë provë mjeksore, nuk mund të “provohet përtej çdo dyshimi”, se kur, si, në ç’formë dikush e ka marrë virusin?!
Si mund të provohet shkencërisht se Filani infektoi Fistekun, e “gjuajti me virus” për shkaqe banale, ose për arsye hakmarrje, dhe se, për të njëjtat arsye, nuk do t’i fuste një plumb, siç ndodhë rëndom çdo ditë në Shqipëri?!

Si mundet të kriminalizohet përhapja e një virusi gripal, aerogjen, nga frika e të cilit u mbyllë bota? Për më tepër, kur ky virus përhapet nëpërmjet një procesi jetësor ekzistencial, si frymëmarrja e njeriut?!

Ju merrni si shembull Kodin Penal të Danimarkës.
Saktë, por ai Ligj flet për sëmundje infektive që mund të provohen se janë transmetuar qëllimisht nëpërmjet kontaktit të ngushtë fizik (sëmundje infektive të lëkurës) ose marrdhënieve seksuale (HIV-AIDS), por kurrësesi për viruse që shpërndahen pa vetëdije, vetëm nëpërmjet frymëmarrjes njerëzore.

Apo tashmë, të marrësh frymë është një krim, sipas Kodit tonë Penal? Si është e mundur të Dekretoni një Ligj kaq të tmerrshëm dhe të keni guximin ta mbroni atë, publikisht?
Për më tepër, si mundet të ndryshohet Kodi Penal në kohë të Gjendjes së Fatkeqësisë Natyrore, që implikon direkt elemente të shkaqeve për të cilat është shpallur kjo gjendje, domethënë, ju dekretoni këto ndryshime në Kodin Penal, kur ndërkohë, këto vepra penale po “konsumoheshin” masivisht nga popullsia e planetit, por edhe nga qytetarët shqiptarë.

A jeni të ndërgjegjshëm se këto ndryshime në Ligj kanë shkaktuar implikime serioze, në kundërshtim me Artikujt e Konventës Europiane të Drejtave të Njeriut, dhe Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, duke shkelur në mënyrë flagrante parimin e sigurisë ligjore, sepse me miratimin e një ligji evaziv dhe krejtësisht të paqartë, por edhe të pamundur për t’u standartizuar me prova shkencore para gjykatës, mundësia për abuzime me lirinë e qytetarëve është shumë e lartë?

Unë rezervoj të drejtën për të argumentuar më në thellësi këto shqetësime serioze, në një shkrim më të gjatë.

Etiketa: erl kodraIlir MetakomentiPresidentiPyetje dhe komenti im i shkurtër drejtuar Presidentit Ilir Meta në programin "Tempora" të Sonila MeçosSonila MeçoTempora

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Plas sherri/ Mira Kazhani sulmon ashpër Blendi Fevziun e i përmend vilën 5 milionë euro

Plas sherri/ Mira Kazhani sulmon ashpër Blendi Fevziun e i përmend vilën 5 milionë euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com