“A do të mund të fitojë politika ruso-serbe ndaj çiftit Kurti-Osmani?” – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“A do të mund të fitojë politika ruso-serbe ndaj çiftit Kurti-Osmani?”

19:20 | 05/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar situatën aktuale politiko-sociale në shtetin fqinj të Kosovës.

Ngjela akuzon dyshen Thaçi-Mustafa, që sipas tij po kërkojnë të shesin interesin kombëtar të Kosovës, duke ngritur pikëpytjen mbi të ardhmen e situatës politike atje.

Ngjela thekson se politika ruso-serbe ka depërtuar thellë në politikën e Kosovës, dhe sipas tij, të vetmit që mund ta ndalin këtë janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Statusi i Spartak Ngjelës

A do të mund të fitojë politika ruso-serbe në Kosovë?

Kjo do të varet nga forca që do të tregojë çifti politik Kurti-Osmani në lidhje me influencën që këta të dy do të kenë përkundrejt opinionit publik në Kosovë.
Në fakt lufta për mbrojtjen e interesit kombëtar në Kosovë, kuptohet se është përqëndruar në luftën midis patriotëve të pakorruptuar, Kurti-Osmani, kundër shitësve të interesit kombëtar, Thaçi-Mustafa.

l.
Çifti politik Thaçi-Mustafa nuk ka më dyshim tani se po kërkon të shesë interesin kombëtar.
Po ta shohësh me vëmëndje aktivitetin politik për njohjen e Kosovës nga Serbia, konstaton që kjo nuk është bërë ende deri më sot, sepse Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka pasur shpresë të Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi që ky të ecë gradualisht dhe sipas kërkesës së politikës ruse për marrjen e Mitrovicës nga Serbia.

Kjo po kuptohet qartë tani se është thembra e Akilit në këtë proces – domethënë shitja e interesit kombëtar nga Presidenti aktual i Kosovës. Sigurisht, dihet se historia përsërit vetveten: prandaj mund të themi se, Hashim Thaçi, po vepron njëlloj siç kanë vepruar paraardhësit e tij, shitës të interesit kombëtar: Esat Toptani; Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha, të cilët kanë marrë pushtetin politik pasi kanë shitur interesin kombëtar shqiptar në Beograd, me dorëzim territoresh.

ll.
Por koha tani nuk po i pranon këta shitës të interesit kombëtar, ngaqë u kuptua qartë se, që të dy, po luajnë me Sebinë për t’i shpëtuar akuzës që po pritet të ngrihet kundër Thaçit nga institucionet e drejtësisë speciale.
Pikërisht për këtë fakt, politika gjermane është tërësisht kundër çiftit Thaçi – Mustafa. Por këta shitës të vegjël të interesit kombëtar, me ligësi po trumbetojnë se në aktin e tyre po i mbështet politika amerikane.

Thaçi dhe Mustafa duan shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, por kjo dihet që është në mbrojtje të interesit rus. Sepse, kjo është edhe pikëpamja ruse në konfliktin amerikano-gjerman kundër Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Atëherë, na del që, sipas Thaçit, politika amerikane është për politikën ruse dhe me interesin rus në Ballkanin Perëndimor. Por, a ka mundësi të ndodhë kjo?!

E di, zoti Thaçi, që Presidenti amerikan Donald Trump është akuzuar në proces penal në Washington si mbështetës i politikës ruse?
Sigurisht që e di. Por, a e kupton dot ky Thaçi që pikërisht për këtë Presidenti Trump nuk mund të shprehet në lidhje me dorëzimin e Mitrovicës te Rusia. Prandaj, ku e gjen forcën HashimThaçi që po na thotë se interesin rus në Ballkanin Perëndimor po e kërkon aktualisht Politika e Lartë amerikane?!
Asgjë. Ky është një trup historik i cili do ta ndëshkojë shumë rëndë Hashim Thaçin, njëlloj si edhe të tre shitësit klasikë të interesit kombëtar në Beograd: Toptanin, Zogun dhe Hoxhën.

Etiketa: Albin Kurtiavokati Spartak NgjelakosoveThaçi-MustafaVjosa Osmani

Të Lidhura

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

nga 27
20:30 | 23/04/2026
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ngritur shqetësimin për mungesën e medikamenteve në spitalin e Lushnjës gjatë fjalës së...

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

nga 27
20:16 | 23/04/2026
0

Athina zyrtare ka rrëzuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama për negociata të avancuara mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhur me përcaktimin e Zonës...

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

nga 27
20:14 | 23/04/2026
0

Bëhet fjalë për tre persona të dyshuar, dy nga Shqipëria, 43 dhe 34 vjeç, dhe një grek 23-vjeçar, të cilët...

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

nga 27
19:46 | 23/04/2026
0

Brenda tunelit të Llogarasë është regjistruar një aksident rrugor ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e përplasjes, dyshohet për...

Para
Transporti ajror, rajoni me 2-3 aeroporte, Shqipëria me një

Investigimi i BBC/ Si një kompani ajrore iraniane ndihmoi në përhapjen e koronavirusit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –

20:30 | 23/04/2026
Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

20:16 | 23/04/2026
Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –

20:14 | 23/04/2026
Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –

19:46 | 23/04/2026
AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –

19:12 | 23/04/2026

Më Të Lexuarat

  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –
  • Procesi u ndal nga Kushtetuesja –
  • Shantazh me 200 mijë euro, 2 shqiptarë dhe një grek në pranga, hetimet zbardhin rrjetin –
  • Përplasje automjetesh në tunelin e Llogarasë, një i lënduar nga aksidenti –
  • AI për deputetët Si ua “hodhi” bosi i PC STORE tre kryetarëve të Kuvendit, u shiti si maqedonas djalin nga Pogradeci –
  • Rihapet dosja për Thoma Gëllçin, Gjykata e Lartë prish vendimin dhe e çon në Apel –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Po të hëngrën qentë në Lushnje tërbohesh, s’ka tetanoz –
  • Procesi u ndal nga Kushtetuesja –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com