Vazhdon konflikti Digitalb – Tv Klan, asnjë vendim nga Komisioni për mbrojtjen e konsumatorëve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vazhdon konflikti Digitalb – Tv Klan, asnjë vendim nga Komisioni për mbrojtjen e konsumatorëve

16:07 | 30/04/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Larg syrit të publikut, konflikti mes dy gjigandëve mediatikë në Shqipëri, Digitalb dhe Tv Klan, vazhdon ende.

Qytetarë të shumtë janë ankuar pranë Autoritetit te Mediave Audiovizive për mungesën e sinjalit të TV Klan në platformat e tyre numerike.

Autoriteti i Mediave Audiovizuale, i zënë ngushtë nga ankesat e qytetareve që nuk po marrin të plotë shërbimin për të cilin kanë paguar ka publikuar një raport vjetor që AMA i ka nisur Kuvendit, bëhet e ditur se çështja është ende pezull. AMA ka marrë shpjegime nga Digitalb por çështjen e ka nisur për një vendimarrje në Komisionin e Mbrotjes së Konsumatorëve ne Ministrinë e Financave, por që siç bën të ditur AMA, ky komision nuk ka dhënë ende një vendim.

ÇFARË THUHET NË RAPORTIN E AMA-s:

“Në fillim të muajit prill 2019, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) mori një fluks ankesash mbi mungesën e sinjalit për dy televizione (“Klan” dhe “Klan Plus”) në platformën satelitore “Digitalb”, e për pasojë mungesën e sinjalit edhe në shërbimin IPTV, në rastin konkret në shërbimin përkatës të “Albtelekom”.

AMA i trajtoi të gjitha ankesat dhe ndërmori hapat e duhur për adresimin e situatës së krijuar tek institucionet që sigurojnë konkurrencën në treg për shmangien e situatave të ngjashme në të ardhmen. 34 Në zbatim të ligjit nr. 9902, datë 17.04.2008 “Për mbrojtjen e konsumatorëve” dhe referuar Marrëveshjes së Bashkëpunimit midis Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Autoritetit të Mediave Audiovizive, ky i fundit kërkoi ndërhyrjen e Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit (KMK) pranë kësaj ministrie, me qëllim garantimin e të drejtave të konsumatorëve. Bazuar në nenin 51, pika 1 e ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, AMA i kërkoi shoqërisë “Digitalb” sh.a., paraqitjen e pretendimeve/shpjegimeve lidhur me këtë situatë.

Në vijim të këtyre përpjekjeve dhe komunikimeve, shoqëria “Digitalb” sh.a. paraqiti pranë AMA-s shpjegimet rreth kësaj situate, duke sqaruar se: “Shoqëria ofron shërbime me akses të kushtëzuar për abonentët e saj në platformën satelitore të transmetimit, kundrejt pagesës dhe abonimit përkatës, në bazë të kushteve dhe termave të rëna paraprakisht dakord në kontratën fillestare të lidhur midis abonentit dhe ‘Digitalb’. Bazuar në këtë kontratë, klientit në asnjë moment nuk i garantohet prania e përhershme e ndonjë kanali të cituar shprehimisht, pasi kjo është diçka që nuk mund të përcaktohet për sa kohë kushtet e tregut ndryshojnë vazhdimisht dhe për sa kohë interesat e shoqërive tregtare që zotërojnë kontrollin e televizioneve mund të ndryshojnë. Ndër të tjera, në kontratën e nënshkruar ndërmjet abonentit dhe ‘Digitalb’ citohet shprehimisht se ‘Digitalb’ mund të ndryshojë përmbajtjen e programeve të tij gjatë kohëzgjatjes së kësaj kontrate, sipas politikave dhe programacionit që vendos ‘Digitalb”. Autoriteti i kërkoi shoqërisë “Digitalb” sh.a. depozitimin e kontratës tip që kjo shoqëri lidh me abonentët/pajtimtarët. Kontrata e depozituar nga shoqëria “Digitalb” iu dërgua Komisionit të Mbrojtjes së Konsumatorit. AMA do t’ua bëjë të ditur vendimin e Komisionit sapo të ketë një të tillë nga KMK. Me hapat e ndërmarrë, AMA beson se ka ezauruar rolin e saj ligjor për këtë çështje, gjithsesi mbetet e angazhuar, edhe në të ardhmen, në zbatimin e ligjit për mediat audivizive në Shqipëri, mbrojtjen e interesit më të lartë publik dhe garantimin e të drejtave të konsumatorëve, përmes bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse”, thuhet në raportin e AMA-s.

Etiketa: Autoriteti i Mediave AudioviziveDigitalbkuvendimbrojtje e konsumatorëveshërbimi IPTVTV Klan

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

nga 27 ok
15:59 | 03/12/2025
0

Gjykata Kantionale e Tuzlës në Bosnje-Hercegovinë ka dalë me një vendim të fortë që mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën si...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Koronavirusi: O korçare, o hiç fare!

DW: Pasojat e karantinës godasin më të varfrit në Shqipëri e Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

20:14 | 05/12/2025
Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025

Më Të Lexuarat

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC
  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com