Nga Mesila Doda
Parlamenti voton kontrata koncesionare gjatë gjendjes së jashtëzakonshme nga pandemia.
Kur e gjithë vëmendja e njerëzve është tek jeta dhe buka,
kur kryeministri me një fjalor nekrofil u tregon shqiptarëve luftën, malet me të vdekur e mortjen qe han mish qeni, babëzia vazhdon e nuk ndalon së dhëni me koncesion e PPP oligarkëve, buxhetin dhe pasuritë e shqiptarëve.
Sot, votohet në gjendje të jashtëzakonshme koncesioni i Kastratit në det; përdorimi i Porto Romanos pas atyre të Kastratit në tokë: Koncensioni i turpshëm i Rrugës së Kombit, Kastrati në Ajër: Aeroporti i Kukësit.
Në këtë vend Kastrati doli më i rëndësishëm se Gjergj Kastrioti…
P.S. nuk i mirëkuptoj aspak mediat, veçanërisht ato opozitare, kur censurojnë deklaratat për aferat e oligarkëve.