Si Tom Hanks në filmin “Terminal”/ Studenti rus “ngujohet” në aeroportin e Frankfurtit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Si Tom Hanks në filmin “Terminal”/ Studenti rus “ngujohet” në aeroportin e Frankfurtit

16:20 | 22/04/2020
në Bota, Kryesore
0

Një student rus, që fluturoi për në Gjermani megjithë pandeminë e Coronës është ngujuar tani në aeroportin e Frankfurtit. Si Tom Hanks në filmin “Terminal” atij i duhet të kalojë ditët në zonën e tranzitit.

Ai do të studiojë patjetër në Berlin. Mihail Novosjolov është i vetmi person i një fluturimi të posaçëm nga Moska, të cilit iu refuzua hyrja në Gjermani. Tani 23 vjeçari qëndron i ulur prej ditësh në një zonë tranziti në aeroportin e Frankfurtit, sepse nuk ka fluturime të rregullta për në Rusi aktualisht. Mihaili dëshironte të kryente një semestër shkëmbimi në Universitetin Humboldt në Berlin. Më 17 prill, disa ditë para fillimit të semestrit, pas një rekomandimi të një grupi miqsh në whatsapp, ai iu bashkua 133 rusëve, që jetojnë në Gjermani, të cilët u evakuuan me një fluturim të posaçëm nga Rusia. Nga data 17 mars për shkak të pandemisë së Coronës është në fuqi ndalimi i hyrjes në BE për të gjithë qytetarët nga vende të treta.

“Shansi i fundit për semestër jashtë”

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Mihaili studion sociologji në qytetin siberian Tomsk. Ky është “shansi i fundit për një semestër jashtë”, thotë ai për Deutsche Wellen. Sepse pas studimeve në Rusi, që ai shpreson t’i mbarojë shpejt, do ishte shumë vonë. Që para një muaji Mihali erdhi njëherë në Gjermani. Atëherë atij iu refuzua hyrja me arsyen, se nuk ka strehim. Në një kohë, që e kisha miratimin për një vend në një konvikt, thotë ai. Administrata e Universitetit kishte pritur vetëm nënshkrimin e tij për kontratën.

Por Mihaili duhej të kthehej. Gati një muaj ai qëndroi në Moskë. Në një grup whatsapp-i për njerëzit që jetojnë në Gjermani, por që u duhet të qëndrojnë në Rusi aktualisht, ai mësoi për “rastin fatlum”, si thotë ai, që të kthehej me një avion të posaçm nga Moska në Frankfurt. Mihaili bleu një biletë dhe vendosi ta provojë edhe njëherë. Më parë ai kishte pyetur në Ambasadën Gjermane, që i kishte konfirmuar, se viza e tij mjaftonte për të hyrë në Gjermani. Por sipas të drejtës gjermane, në fund vendosin nëpunësit e kufirit për hyrjen në Gjermani apo jo. Refuzimin, Policia Federale e argumenton me atë që qëndrimi i Mihail Novosjolovit paraqet një “rrezikim aktual, të rëndë të interesit vetjak” dhe “shëndetit publik”.

Si jetohet në një terminal

Pas shokut për këtë lajm, Mihaili filloi ta përshtasë jetën në zonën e tranzitit. Një punonjës i Lufthanës e ka ndihmuar, rrëfen Mihaili. Ai kaloi aty dhe e dëgjoi historinë e tij. Në këtë mënyrë ai arriti të gjejë një krevat portativ. Tani ai fle në zonën e tranzitit, punonjësit e zonës së tranzitit i japin ushqime. “Ata madje më pyetën, se çfarë më hahet dhe nëse kam alergji”, thotë Mihaili. Përveç kësaj atij iu ofruan edhe xhetona për dushet dhe mundi të lahej më në fund pas disa ditësh. Por valixhen ende nuk e ka marrë. Shumicën e kohës, Mihaili e kalon vetëm dhe shëtit nëpër hollet bosh të aeroportit të Frankfurtit. Nganjëherë bisedon me pasagjerët, që duhet të jenë në udhëtim për shkak të krizës së Coronës. Ai ka takuar në Frankfurt edhe tre bullgarë, të cilëve i është refuzuar hyrja në Gjermani.

Kthimi në Rusi nuk dihet

Në grupin e miqve në whatsapp ka shumë vetë që interesohen për gjendjen e tij. Mihaili rrëfen, se disa herë në ditë duhet të paraqitet tek Policia Federale që i ka mbajtur pasaportën dhe i ka dhënë një dokument të përkohshëm, pasaportë tranziti. Mihaili duhet të presë tani për një fluturim në Moskë. Aktualisht kryhen shumë pak fluturime. Autoritetet gjermane, thotë ai, do t’i mundësonin një fluturim në kryeqytetin bjellorus, Minsk. “Por nuk e di si do të futem atje në karantinë dhe si të shkoj në Rusi, sepse kufijtë janë të mbyllur”, thotë Mihaili.

Rrezik me vetëdije

Mihaili nuk e ka humbur shpresën që të qëndrojë në Gjermani për semestrin e planifikuar. Ai përpiqet përmes internetit të regjistrohet për një vend banimi. Sipas tij, ky do të ishte një argument për punonjësit e kufirit për të qëndruar në Gjermani. një avokat po ashtu i rekomanduar nga miqtë, po e shqyrton rastin e Mihail Novosjolovit. Mihaili thotë, se nuk përbën rrezik për të tjerët. Në Moskë ai është testuar negativ për virusin Corona, dhe është i gatshëm edhe për një test në Gjermani. “Mund të qëndroj në konvikt edhe dy javë në karantinë, nëse lejohem të futem në vend”, thotë studenti rus. Ai e pranon, se me fluturimin e dytë i hyri një rreziku. “Nuk e dija, se kur do të ofrohej një mundësi tjetër. Viza mund të skadonte deri atëherë dhe tani nuk po jepen më viza të tjera. /DW

Etiketa: aeroporti FrankfurtitDWgjermaniMihail NovosjolovitRusiStudenti rusterminal

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

nga 27
07:30 | 05/06/2026
0

Dashi Dite shume e vështirë kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni vesh për...

Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

nga 27
07:28 | 05/06/2026
0

Ditën e premte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime (diell) si dhe...

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

nga 27
23:37 | 04/06/2026
0

Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit Amerikan ka miratuar këtë të enjte kandidaturën e Gjeneralit Eric Wendt si ambasadorin...

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

nga 27
21:29 | 04/06/2026
0

Liverpool i ka dhënë zgjidhje çështjes së trajnerit. The Reds, pas largimit të Slot, kanë firmosur kontratë për dy vite...

Para
Turizmi, ky humbës i madh!

Turizmi, ky humbës i madh!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –

07:30 | 05/06/2026
Kthjellime dhe alternime vranësirash –

Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

07:28 | 05/06/2026
Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –

23:37 | 04/06/2026
Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –

21:29 | 04/06/2026
Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –

20:57 | 04/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –
  • Me 19 vota pro, Komiteti i Senatit Amerikan miraton Eric Wendt si ambasador në Shqipëri –
  • Pasuesi i Slot, Liverpool zyrtarizon trajnerin e ri –
  • Vonohet projekti 650 MLN lekë/ Turistët pa ujë në Gjirin e Lalzit, Olsen Kavalli bën pazar me Alfred Ibrahimin –
  • Ra në krye të detyrës, mbahet nesër ceremonia mortore/ Ja kërkesa e familjes së Enea Mekollit –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 5 Qershor 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 5 Qershor 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com