Ditën e nesërme Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në seancën plenare, për herë të parë pas pezullimit në kuadër të parandalimit të COVID-19.
Gjatë seancë plenare ditën e nesërme do të votohet për aktet normative të miratuara nga qeveria, si dhe masat e reja shtrënguese si ndryshime në kodin penal, ndërkohë që deputetët do iu nënshtrohen rrespektimit të masave kundër COVID-19.
Për këtë arsye, Kuvendi sot ka hapur tender për “Blerje pajisjesh dhe materialesh në kuadër të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19”.
Në document thuhet se Kuvendi do të blejë 250 copë denzifektantë, xhel për duart, vitaminë E, Aloe Vera, trietsnolaminë e alkoletilik dhe 180 maska.