Sara Trollope infermierja britanike 51-vjeçare ka humbur jetë si pasojë e Covid-19.
Zonja Trollope kishte punuar në Spitalin Hillingdon, në perëndim të Londrës, dhe është vlerësuar për punën e saj me njerëz të moshuar.
Kujtojmë se e ndjera kishte bërë dhe një foto me kryeministrin Boris Johnson, i cili po ashtu është i infektuar me Covid dhe ditën e sotme ka lënë spitalin, për të vazhduar kurimin në shtëpi.
Ai nuk do të kthehet menjëherë në punë, por do të pushojë për disa ditë.