Një gjest i veçanta ka ndodhur në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku siç shihet në këtë foto një infermier i ka dhuruar një pacienti me Covid-19 një vezë Pashke.
Foton e ka publikuar Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila shkruan se ky gjest domethënës në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” na jep shpresë dhe forcë, se do t’ja dalim bashkë që jeta të triumfojë kudo dhe kurdoherë.
Postimi i Ogerta Manastirliu:
Siç thotë Papa Françesku: “Fjala e fundit nuk do t’i mbetet as errësirës dhe as vdekjes”.
Në këtë ditë simbol të triumfit të jetës mbi vdekjen, mendimet tona shkojnë për ata që sakrifikojnë e sakrifikohen në spitalet tona, në këto ditë të vështira në përballjen me #Covid19.
Ky gjest domethënës në spitalin #Covid2 “Shefqet Ndroqi” na jep shpresë dhe forcë, se do t’ja dalim #bashkë që jeta të triumfojë kudo dhe kurdoherë