Laponët – një popull i harruar – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Laponët – një popull i harruar

09:46 | 12/04/2020
në Kryesore
0

shkruan Fahri Xharra

Diku në veriun e skajshëm të Europës, një popull i panjohur jeton në katër shtete: Suedi, Norvegji, Finlandë dhe në Rusi. Më ka tërhequr ngjyra e flokëve, lëkurës dhe syve të tyre, por për mua mbeteshin një mister. Historia e tyre fshihet, mohohet dhe bastardohet në atë masë, saqë askush nuk i bie në fije, as banorëve të atyre katër shteteve që i përmenda. Sekreti, me siguri ruhet nga ata që nuk e lejojnë të publikojnë të vërtetën e tyre.
Shpesh e bëj krahasimin me ne, kur në dy qind vjetshin e fundit nuk dihej se kush jemi dhe nga jemi, e para nesh ishte një histori dhjetë mijë vjeçare.
Po laponët cilët janë? Pse nuk kanë histori? Ata nuk kanë pikur nga qielli, janë njerëz të tokës. Nuk besoj që janë të shkuar aty ku banojnë. Por, urrejtja ndaj tyre është aq e madhe, mu nga këto shtete, sa që janë përdorë metodat nga më të ndryshmet për zhdukjen e tyre; sterilizimi i femrave laponë.

Nga harta e shihni se ku jetojnë, pra në veriun më të skajshëm të Europës. aty ku nuk jeton njeri, përveç tyre, ku temperaturat bien edhe në -40 gradë Celcius. Jetesë dhe mbijetesë së bashku.

Read more

E emëroi Kryeinspektor/ “Nga gjel deti pusho” e ktheu në ‘gjel deti këndo’, ja si e tallte Edi Rama Dashnor Sulën (Video) –

“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri) –

Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

Të shpjegojmë; janë popull autokton i Skandinavisë, quhen edhe  popull samé ose sami. Populli Sami është indigjen i Norvegjisë, Suedisë dhe Finlandës. Disa prej tyre jetojnë deri te ishulli Kola, në Rusi. Që nga shekulli XVI jetojnë gati në të gjithë regjionet nordike.

Numri i tyre sillet rreth 70 mijë të shpërndarë, pra në ato katër shtete.

Shikoni një paradoks shtetëror të të kate shteteve: “Sipas Ligjit nr. 56, i 12 Qershorit 1987, ku Parlamenti Same (Sametingët) ka trajtuar shumë probleme juridike që i përkasin komunitetit Samé (ligji Samé), një person është Samé, nëse e flet gjuhen Samé, si gjuhë amëtare ose jeton si  ata, sipas rregullave të shoqërisë samé.

Gjuha e tyre i përket grupit fino-hungarisht, me më shumë ngjashmëri me atë fine të detit Baltik, si finet dhe estonet. Në të vërtetë gjuha e tyre ishte Proto-Laponë, cila ka pësuar ndryshime të mëdha duke u ndikuar nga finlandishtja. Pra, ata e kishin gjuhën e tyre, deri me ardhjen e finlandezëve.

Ka shënime nga Taciti “De origine et situ Germanorum”, por nuk jepet e vërteta e tyre. Për çudi e “vërteta” e tyre del në vitin 1998!!! Në fillim ishin paganë, por që nga shekulli XII pas Krishtit e krijuan Kishën e tyre.

Që nga shekulli IX fillojnë, të obliguar të paguajnë tatime  vikingëve.

Zbulimet arkeologjike dëshmojnë se Laponët (Same) janë në Laponi para 6 000 – 7000 vjetësh. Por, ka gjurmë që dëshmojnë për jetesë andej pari që nga Periudha e Akullit (rreth 10 000 vjet para Krishtit).

Filozofi suedez i shekullit XIX, Erik Gustaf Geijer donte të tregonte të vërtetën e plotë të tyre. “Zbulime e reja rrëfejnë që laponët kanë arritur këndej pari në epokën e Bronzit. Këtu thuhet që këta kanë ardhur këndej pari në epokën e quajtur “Indo-Europiane” (s’ka epokë Indo-Europiane), epokë e cila e solli edhe kulturen e bujqësisë”.

Rreth vitit 1836, filloi çfrytëzimi i minierave në tokat e Laponëve nga Suedezët. Laponët ishin ngarkuar me punë shumë të rënda duke bartur mineralet në kushte ankthi. Kjo bëri që një pjesë e madhe tyre lëshohen poshtë në Norvegji, ku pason asimilimi.

Në vitin 1673, Mbreti i Suedisë e shpallë kolonizimin e regjionit verior të saj, pra Laponinë e Suedisë.

Këta njihen si rritës të drenjve, por kërkimi mineraleve e zvogëloi sipërfaqen e gjelbërt dhe jeta edhe për laponët vështiresohet. Familja laponë (same) zakonisht i ka 4-5 fëmijë. Djemtë mirren me rritjen e drejve dhe vajzat me punët e shtëpisë. Numri i madh i fëmijve iu paraqet problemin e trashëgimisë, sepse janë të varfër. Më e keqja për ta është vdekja e prindërve. Ata mbesin pa ndihma, madje as shtetërore. Fëmijt e dëshirit, pa prindë, mbeten si një pemë e veçuar, vetëm kundër frymës, sepse nuk e kanë mbështetjen e pyllit.

Tani, ende pa u zhdukur Laponia është në listën e trashëgimisë botërore.

Një kopsht zoologjik me laponë

Në vitin 2016 janë regjistruar se gjuhën lapone e flasin vetëm 40 % e popullsisë.

Deri në shekullin XIX, historinë e tyre e kanë bartur gojë pas goje, brez pas brezi.

Lashtësia historike e tyre, është shumë e errët. E kanë një fizik karakteristik, morfologjia e tyre dhe tipi i gjakut janë të veçanta. Këtë e thonë pushtuesit suedez, norvegjez dhe finlandezë. Paramendoni laponët duhet t’i paguajnë tatime Norvegjisë, Suedisë dhe Rusisë, në të njëjtën kohë.  Paramendoni Franca ka dëgjuar për laponët rreth viteve 1751- 1826. Po ne?

(Les Samis (ou Sames, ou anciennement “Lapons” en Français) sont un peuple autochtone dont le territoire est la Laponie. Leur origine remonte à plus de 4 000 ans. C’est le dernier peuple indigène d’Europe. Leur population, répartie en Russie, Finlande, Suède et Norvège, comprend entre 85 000 et 135 000 individus).

Europa e quan një “racizëm i fshehur” atë që ndaj tyre egziston në Suedi dhe Norvegji, ndaj një populli autokton.

Etiketa: De origine et situ GermanorumFahri XharraFinlandelaponëtLaponët - një popull i harruarnorvegjiRusiSuedi

Të Lidhura

E emëroi Kryeinspektor/ “Nga gjel deti pusho” e ktheu në ‘gjel deti këndo’, ja si e tallte Edi Rama Dashnor Sulën (Video) –

E emëroi Kryeinspektor/ “Nga gjel deti pusho” e ktheu në ‘gjel deti këndo’, ja si e tallte Edi Rama Dashnor Sulën (Video) –

nga 27
10:55 | 07/02/2026
0

Dashnor Sula, ish-deputet i PD-së, i cili është emëruar Kryeinspektor i Përgjithshëm është etiketuar si ‘gjel deti’, apo ‘bedel’ nga...

“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

nga 27
10:31 | 07/02/2026
0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq tre persona,...

U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri) –

U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri) –

nga 27
10:11 | 07/02/2026
0

Një bari rreth 55-vjeç është shpallur i zhdukur në Korçë. Bëhet fjalë për shtetasin Flamur Tako i cili sipas informacioneve,...

Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

nga 27
09:39 | 07/02/2026
0

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 24-vjeçarin Mikel Mhilli, i dyshuar për dy tentativa grabitje në qytet, nën kërcënimin...

Para
Kryeministri i llojit edhe bukë, edhe gjellë/ Si është e vërteta e burrit nga Lezha që i humbi gruaja?

Shpresoj se nuk do të hyjmë në ndonjë epokë më të errët se komunizmi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

E emëroi Kryeinspektor/ “Nga gjel deti pusho” e ktheu në ‘gjel deti këndo’, ja si e tallte Edi Rama Dashnor Sulën (Video) –

E emëroi Kryeinspektor/ “Nga gjel deti pusho” e ktheu në ‘gjel deti këndo’, ja si e tallte Edi Rama Dashnor Sulën (Video) –

10:55 | 07/02/2026
“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

“Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

10:31 | 07/02/2026
U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri) –

U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri) –

10:11 | 07/02/2026
Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –

09:39 | 07/02/2026
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, mblidhet sot Këshilli i Mandateve për numrin 2 të qeverisë –

Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin! –

09:31 | 07/02/2026

Më Të Lexuarat

  • E emëroi Kryeinspektor/ “Nga gjel deti pusho” e ktheu në ‘gjel deti këndo’, ja si e tallte Edi Rama Dashnor Sulën (Video) –
  • “Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –
  • U nis 3 ditë më parë për të çuar bagëtitë në fshatin Trebickë, zhduket pa gjurmë bariu (Emri) –
  • Tentoi të grabiste postën, kapet i fshehur në tavanin e shtëpisë 24-vjeçari në Shkodër –
  • Drejtësia foli, tani nuk ka asnjë justifikim për të mos i hequr mandatin! –
  • Rama nuk ka më ku të fshihet, Kuvendi duhet t’i hapë rrugën arrestimi të saj –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • E emëroi Kryeinspektor/ “Nga gjel deti pusho” e ktheu në ‘gjel deti këndo’, ja si e tallte Edi Rama Dashnor Sulën (Video) –
  • “Na jep 20 mijë Euro…”, SPAK dërgon për gjykim ish-gardistin dhe bashkëpunëtorët e tij (Emrat) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com