Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka takuar sot efektivin e policisë që arriti të neutralizojë një person të rrezikshëm dhe të shumëkërkuar për një sërë ngjarjesh kriminale, Orges Bilbili.
Ministri Lleshaj nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale i ka shprehur solidaritetin dje i ka kërkuar ndjesë edhe qytetares së plagosur aksidentalisht.
“Një kombinim rrethanash solli, që gjatë një përplasje të rrezikshme mes Policisë së Shtetit dhe një personi me shumë rekorde kriminale, ku u përdorën armët e zjarrit, të arrihej të neutralizohej në gjendje të plagosur dhe të arrestohej një ndër personat më të kërkuar në vend.
Fatkeqësisht gjatë përplasjes mbeti e plagosur një kalimtare e rastit. Për t’i shprehur solidaritetin dhe për t’i kërkuar ndjesë qytetares së plagosur, bashkë me drejtuesit e Policia e Shtetit e asaj të Tiranës, bëmë një vizitë në spitalin ku është shtruar qytetarja e plagosur, e cila është nën kujdesin e plotë të mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, me respekt takova punonjësit e skuadrës “Shqiponja”, të cilët sot dëshmuan ato cilësi që të gjithë kërkojmë tek Policia jonë: zgjuarsi, vigjilence, pëgjegjësi, profesionalizëm dhe trimëri. Pavarësisht pandemisë, Policia nuk e humbet fokusin tek detyrat e saj bazë”, shkruan ministri Lleshaj.
Shtëpitë e Kranes rrezikojnë të shemben, Romeo i Finiqit bën pazarin e 84 MLN lekëve
Romeo Çakuli i bashkisë Finiq bën pazare me tenderë edhe kur bëhet fjalë për një rrezik të lartë që iu...