Viktimat e 24 orëve të fundit në Britani janë thuajse sa dyfishi i një dite më parë ku u raportuan 439 viktima.
Rekord i zi prej 854 viktimash në 24 orët e fundit. Numri total i vdekjeve nga koronavirusi në vendin ishullor ka shkuar në 6227. Në Angli kanë vdekur 758 persona, ndërsa 96 janë në Skoci, Uells dhe Irlandë e Veriut.
Ekspertët thonë se raportet kanë vonesa gjatë fundjavës, që do të thotë se të dielën e të hënën numrat do të bien, por më pas do të rriten përsëri. Për këtë arsye është më mirë që të mos i jepet rëndësi numrit të viktimave në një ditë të vetme.