Emine Farka, zonja që gërmoi dheun me duar në mes të natës – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Emine Farka, zonja që gërmoi dheun me duar në mes të natës

13:53 | 30/03/2020
në Kryesore
0

Vajza e vetme e familjes Farka, drita e syve për tre vëllezërit.

Nga Marsida T. Najdeni*

Tradita tironase e do që vëllai pas motrës të bëj jo vetëm shumë, por ta kulloi motrën me 1001 të mira. Kështu Emineja midis tre çunave Farka, jo vetëm që e donin dhe “llastonin,” por e mbështetën të shkollohej. Ibrahimi dhe Xhemali ushqyen tek motra e tyre dashurinë kombëtare, por mbi të gjitha bluajtën tek ajo ndjenjat e një femre bashkohore. Ata donin që e motra mos tu ndahej kohës së emancipimit.
Zonja Emine Farka lindi më 1910 në Tiranë plot 3 vjet mbas lindjes së vëllait të madh Ibrahimit. Ibrahimi do të bëhej NënToger i Mbretërisë me studimet e kryera në Romë. Ardhja e saj në jetë mbas 3 vjetëve u prit me hare dhe shumë dashuri nga gjiri familjar. Mëpastaj, do të lindte Xhemali, i cili u bë një gazetar i arrirë, ndaç në shtypin e shkruar shqiptar, ndaç në gazetarinë fonike si gazetarë për radion “Zëri i Amerikës” në Egjipt, edhe “Radio Bari” në Itali. Ndërsa vëllai vogël, Hasan Farka, u prek fort nga lufta e klasave kështu nuk mundi ta vazhdoi rrugën e gazetarisë dhe të artit që e kishte fort për zemër. Disa shkrime të Hasanit janë botuar në gazetat e kohës para komuniste.

Read more

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ata që e njojtën Eminen e tregonin shumë të urtë dhe tepër miqësore. Shkollën fillore dhe 8 vjeçare do t’i kryente në qytetin e lindjes. Ishin vite të lumtura ku mbizotëronte qetësia dhe harmonia fëminore. Ndër të parat femra në Shqipëri që ndoqi studimet pranë Institutit Amerikan Harry Fultz në Tiranë, ku dhe do të fokusohej më së shumti në degën e bukur të ekonomisë. Instituti Amerikan asikohe ofronte dhe klasa për amvisë, synimi ishte gjithë tek fryma perëndimore e të qenurit amvisë, ndërthurur bukur me traditat e vajzës shqiptare. Në këto klasa Emineja shkëlqeu. Gjatë viteve studentore u njoh me Abas Deliallisin. Sikur ta dinte Emineja që ekonomia e shkollës do t’i shërbente për tek dera e burrit, të cilët ndër të tjera ishin tregtarë të njohur të kohës.

Deliallisët ishin një derë e madhe patriotësh, por nga të tillë rrënjë rridhte dhe Emineja. Babai i Eminesë, zotni Hamdi Farka, ka punuar si avokat, prokuror dhe drejtor finance në Tiranë. Më 26 nandor 1912 (brymuur – siç i kanë pas thënë tironsit nandorit) Hamdi Farka ishte mbështetës i zellshëm në ngritjen e flamurit në Tiranë. Bashkimi i Eminesë me Abazin solli një martesë të shëndoshë, edhe pse i shoqi do t’i dënohej me 18 vite burg. Ata e deshtën dhe nuk e lëshuan kurrë njëri tjetrin.

Gazetari dhe studiuesi Xhemal Farka, i pushkatuar dhe ende pa varr
Emine Farka dhe Abaz Deliallisi

Fati e desht’, ose më mirë të them, fati i zi e desht’ që në pushtet erdhën njerëz që jetonin duke marrë gjak dhe jetë të pafajshme. Pushtetarë, të cilët e tjetërsuan një komb dhe e bënë të spiunonte vëllai vëllanë. Besa shqiptarit shkoi e mori lumi bashkë me njeriun e ri komunist që ndërtoi Byroja me kompani.

Ardhja e komunizmit do ta gjente Eminen në moshën 34 vjeçare të bërë nënë tashmë. Emines do t’i pushkatonin dritën e syve Xhemalin, vëllain e qeshur dhe plot jetë. Shakaxhiun që mbante gjallë fisin me humorin e tij të hollë. E pushkatuan dhe nuk i treguan se ku ia kishin groposur trupin e pajetë. Në fshehtësi të plotë Emineja e mori vesh se ishin pushkatuar një grup intelektualësh tek fusha, ku më pas u ndërtua “Uzina Dinamo”. Mori vëllanë e vogël Hasanin, brenda natës u mbulua me një çarçaf të vjetër dhe shkoi me thonj e duke gërmuar dheun për të gjetur vëllanë. Thonjtë ju bënë gjak, sytë i kishte plagë nga të qarat, zemrën e kishte gurë nga dhimbja, ama Xhemalin nuk e gjeti dot. Sot e kësaj dite djaloshi bukurosh, gazetar është pa varr.

Vëllai i madh Ibrahimi i arratisur, vëllai tjetër i pushkatuar, burri në burg…, prandaj nuk e teproj, kur them se Emines i takon t’i them “burrneshë”. Sakrificat e saja janë të një dimensioni gjigand. Shpirti ia di asaj gruaja si i rriti fëmitë e saj, gjithashtu si arriti t’i bënte njerëz me vlera larg të keqes kolektive. Edhe pse Emineja ka 35 vite që ka vdekur, mbesa Zenita përmallohet shumë, kur flet për hallën. Uroj shumë që me ketë blog modest t’i kem falur dashuri Zenitës, edhe çdo te afërmi të zonjës Emine (Farka) Deliallisi.

* Falenderoj miken time Zenita Farka për mbështetjen.

/najdeni.com/

Etiketa: Abaz DeliallisiamvisëEmine FarkaEmine Farka zonja që gërmoi dheun me duar në mes të natësfamilja Farkagërmoi dheunMarsida Najdenime duarnë mes të natësRadio BariXhemal FarkaZenita FarkaZeri i Amerikeszonja

Të Lidhura

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

nga 27
07:36 | 04/02/2026
0

DASHI Keni kaluar javë intensive, pothuajse si një pistë me pengesa. Tani qielli kërkon vetëm një gjë nga ti: ngadalëso...

Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

nga 27
07:29 | 04/02/2026
0

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas Shërbimi Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet fillimisht me kthjellime e...

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

nga 27
23:29 | 03/02/2026
0

Milan nuk gabon këtë radhë në Serinë A italiane. Skuadra e Massimiliano Allegrit iu përgjigj fitores së Interit teksa mposhti...

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

nga 27
23:19 | 03/02/2026
0

Gazetarja e News24, Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Studio 24”, deklaroi se shtyrja e vendimit për pezullimin e Belinda...

Para
Shumë pendesë dhe keqardhje nga Mark Zuckerberg

Koronavirusi/ Mark Zuckerberg jep 100 milionë dollarë për të ndihmuar gazetarët dhe mediat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –

07:36 | 04/02/2026
Parashikimi i motit për sot, 23 dhjetor 2025 –

Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

07:29 | 04/02/2026
Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –

23:29 | 03/02/2026
Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –

23:19 | 03/02/2026
Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –

22:23 | 03/02/2026

Më Të Lexuarat

  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –
  • Milan i imponohet me forcë Bolognas, mban ritmin e Interit, vijon diferenca prej 5 pikësh –
  • Ka të tjerë që i janë nënshtruar presionit politik –
  • Tentoi të arratisej pas një grabitje, plagoset nga policia 33-vjeçari shqiptar në Itali –
  • Rama i kritikoi për kërkesën për rritje pagash, reagon ashpër Shoqata e Gjyqtarëve: Tymnajë populiste –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Horoskopi për ditën e sotme, 4 Shkurt 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 4 Shkurt 2026 –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com